
HYDROPOWER shpk

Adresa: Rruga Themistokli Germenji, Aut. Tirane-Durres Km 3, pas Universitetit Kristal, Albania
kompanise
Asistence mbi informacionin nga ACP +355 68 90 99 009
Përshkrimi
HYDROPOWER shpk eshte kompani e krijuar 18 vjet me pare me seli ne Tirane e cila ushtron aktivitetin e saj ne fushen e makinerive te renda dhe me specifikisht ne ate te eskavatoreve. Prej 18 vitesh ne sjellim ne tregun shqiptar pjese kembimi: si pjeset per motorr, pompa, filtra, tuba, vajra, zinxhire gome, pjese per nenkarrocerine.
Mund te na gjeni ne Tirane ne dy pikat tona te cilat gjenden, ne autostraden Tirane-Durres km3 dhe ne Rrugen "Dritan Hoxha", Tirane.Kompania Hydropower shpk e themeluar ne vitin 2005 me seli ne Tirane, ushtron aktivitetin e saj ne fushen e pjeseve te kembimit per makineri te renda dhe industri. Ne ju sherbejme me pjese kembimi si nenkarrocerie, motorri, pompa, filtra, tuba, vajra, zinxhirre gome dhe hekuri, si dhe te gjitha pjeset per industri.
Per shkak te rritjes se kerkesave te tregut dhe nevojave te kompanise, ne vitin 2014 u pa e arsyeshme te behej transferimi ne ambjentet e reja, ku perfshihen zyrat dhe magazinat me siperfaqe totale 2500m katror.
Bashkepunimi i ngushte i HYDROPOWER shpk me kompanite me prestigjoze nderkombetare ka qene celesi i suksesit tone duke na siguruar cilesi te larte, cmime konkuruese dhe sherbim te kualifikuar. Aktualisht jemi distributor i autorizuar per Shqiperi dhe Kosove i ITR, KMP, RYMAX, ALFAGOMMA, REXROTH Albania etj. Duke pare kerkesat e vazhdueshme te klienteve tane dhe bazuar ne mungesen ne treg te nje sherbimi te tille, ne vitin 2016, HYDROPOWER shpk shkoi nje hap me tej duke hapur servisin per riparimin.
Cilesia
Kompania jone eshte e perkushtuar ndaj cilesise duke permbushur pritshmerite e klienteve. Konsiderata jone kryesore eshte ti sherbeje klientit. Per te demonstruar angazhimin per te qene nje kompani e nje niveli te larte, Hydropower ka arritur:
-Certifikimin ISO 9001:2000 me 05 Qershor 2017.
-Certifikimin ISO 14001:2004 me 04 Prill 2017
-Certifikim ISO 18001:2007 me 04 Prill 2017
-Certifikimin per inspektimin PERIODIK me 10 Shtator 2016.
Çfarë ofron
Hydropower shpk ofron një gamë të gjërë pjesësh këmbimi për makineri të rënda duke filluar nga: Pjese nenkarrocerie, bokull, pllaka zinxhiri , rrote drejtuese,rrote yll, rrula te siperm, rrula te poshtem; Pjese motorri, bjella, bronzina, dinamo, Kemishe piston, Kollodok, setguarnicioni, piston, motorino, testate; Zinxhire gome; Pompa, grup timoni, pjese pompe, pompa hidraulike, pompa kambio, pompa ndihmese, pompa uji, pompaci; Filtrat e ajrit, vajit te motorrit,naftes dhe sistemit hidraulik; Filtrat separator te kompresoreve te ajrit; Malie zinxhiri, spinota, bokulla, pllaka, rrula, rrota drejtuese e dhembezuese si dhe bullona te llojeve dhe fortesive te ndryshme; Dhembe per kovat dhe maja gerryese asfalti dhe pusesh; Bokulla, spinota e spesore per krahet dhe pistonat; Elektovalvola, bobina, valvola dhe akumulatore presioni; Tubat e presionit, ajrit dhe ujit; Gominat per; cilindrat hidraulik.Pjese motorrash; Pjese per kambio dhe diferenciale; Aksesoret e grasatimit,rondele te ndryshme. Me eksperiencën e gjatë në treg si dhe me ndihmen e programeve te ndryshme profesionale, ju informon për frekuencën e ndërrimit të pjesëve që dëmtohen. Po ashtu ju ndihmon të identifikoni pjesët e këmbimit si dhe ju sugjeron mënyrën e gjetjes së tyre për pjesët që nuk janë në stok. Shërbimet ne servisin e Hidropower kryhen në përputhje me procedurat dhe rekomandimet e prodhuesve të makinerive.
Shërbime

Akse per pompa hidraulike REXROTH

Bokulla motorri KMP

Dhembe kove per makineri te renda USCO

Elektromotorre hidraulike REXROTH

Fasho, pjese motorri KMP

Filtra hidraulike KMP

Injektore per makineri te renda KMP

Kit gominash per Volvo USCO

Kit guarnicionesh KMP

Kova eskavatori per shitje USCO

Matrapike eskavatori italiane USCO

Motorre hidraulike per fadroma REXROTH

Pistona motorri per fadroma KMP

Pompa hidraulike per makineri te renda REXROTH

Reduktore per mjete te renda REXROTH

Rrula per makineri te renda USCO

Termostate per mjete te renda KMP

Xhunto motorri ITR USCO

Zinxhira gome ITR USCO

Zinxhire hekuri per eskavatore USCO

Antifriza per motorre Rymax

Vajra diferenciali per makineri te renda, RYMAX

Vajra motorri RYMAX

Vajra per kambio Rymax

Vajra per mjete te renda Rymax

Riparime dhe servise per motorre hidraulike

Servis i specializuar per pompat hidraulike

Servis per makineri ndertimi

Servis pjesesh per makineri

Servis pompa hidraulike per mjete te renda
Historiku
Hydropower shpk është themeluar në 03/06/2005 si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli qëndrore në Tiranë. Kompania ka si objekt të veprimtarisë së saj import -eksport, tregtimin me shumicë e pakicë të pjesëve të këmbimit për makina të tonazhit të rëndë. Kompania mori ekskluzivitetin e tregtimit të pjesëve të këmbimit për makina e gërmimit nga kompania ITR me seli në Itali. Evolucioni i kompanisë ka ndodhur gradualisht përgjat viteve. Megjithese kapitali fillestar i investuar ishte shumë modest, duke kombinuar punën e kualifikuar të stafit me cilësinë e garantuar dhe eksperiencën shumëvjecare të furnitoreve, shumë shpejt Hydropower shpk u identifikua në treg si një nga burimet me serioze të furnizimit me pjesë këmbimi.
Video
Partnere





Servis
Hydropower Sh.p.k në vitin 2014 hapi servisin për pompa hidraulike, si pasojë e nevojave të tregut. Servisi i kompanisë sonë është i ndertuar sipas të gjitha kushteve dhe teknologjive të fjalës më të fundit të cilat janë një garanci më shumë për të gjithë klientet e kompanisë. Stafi yne i kualifikuar dhe profesionist kryen të gjitha shërbimet në kohë rekord dhe me cilësi maksimale. Në servisin tonë bëhet riparimi i të gjitha pompave dhe motorëve hidraulikë si dhe testimi i tyre.
Karakteristikat të cilat na bëjnë të veçantë janë:
Cilesia
Teknologjia
Cmimet konkuruese
Garancia
Filiale
Fier
Adresa: Mbrostar, Ura, Fier
Cel: +355 67 60 48 766
Cel: +355 676048765
E-mail: info.fier@hydropower.al
Mal i Zi
Adresa: Mediteranska broj 1, 81000, Podgorica, Crna Gora
Prodalja - Mob: +38269057014 E-mail: sales@hydropower.me
Finansije - Mob: +38269057015 E-mail: accounting@hydropower.me