
ECO ALSION

Adresa: SH2, Vorë, Albania
kompanise
Asistence mbi informacionin nga ACP +355 68 90 99 009
Përshkrimi
Eco Alsion eshte partneri juaj per shtepite prej druri. Ne prodhojme dhe ndertojme per ju shtepi druri te llojeve dhe madhesive te ndryshme. Ekipet tona ofrojne ide dhe mundesi qe ju te ndiheni sa me komode nen catine qe ne ju servirim. Tashme Eco Alsion eshte alternativa me e mire per ndertime druri, shtepi druri dhe cdo element tjeter qe do ju beje te ndiheni ne harmoni me natyren dhe te relaksoheni.
Zgjedhja e nje shtepie prej druri eshte nje nga zgjedhjet me te ngrohta dhe ekologjike qe ju mund te keni bere ndonjehere. Zgjedhja qe ju po beni sot eshte nje zgjedhje qe u vlen gjeneratave pasardhese. Bukuria, qendrushmeria dhe ruajtja e ambientit eshte perfitimi qe pasardhesit tane do te trashegojne nga ne.
Gjithcka qe ju keni enderruar me pare tashme ne e bejme realitet. Modelet qe ne kemi jane te shumta dhe te llojeve te ndryshme, qe nga ato nordike e deri tek ato modele qe i pershtaten bregdetit tone. Ju zgjidhni shtepine tuaj ideale dhe ne formojme mrekulline qe ju e keni kerkuar prej kohesh. me cmime shume here me te lira se shtepite normale. Pra beni zgjedhjen e duhur, zgjidhni Eco Alsion.
Çfarë ofron
Eco Alsion projekton dhe nderton :
-Shtepi druri tradicionale sipas deshires tuaj.
-Shtepi te vogla druri tradicionale sipas deshires tuaj.
-Interiore bazuar mbi lenden e drurit.
-Shtepi druri moderne sipas deshires tuaj.
-Kabina dhe gazebo sipas deshires tuaj.
-Objekte te ndryshme druri si mobileri, shkalle, dyer etj.
Avantazhet e shtepive prej druri
Profili Ekonomik
Nëse ju vendosni të ndërtoni një shtëpi prej druri jeni duke kursyer shumë. Çmimi i këtyre shtëpive është i arsyeshëm. Çmimi varet dhe nga kompleksiteti i projektit, nga sipërfaqja me metër katrore, nga lartësia. Pasi klientit ti jenë treguar të gjitha modelet e shtëpive që ne kemi dhe ai nuk vendos dot, ne mund të pranojmë një plan nga vetë klienti. Studimet dhe eksperimentet kanë treguar që shtëpitë prej druri kanë një kursim energjie prej 50 – 60% krahasuar me të njëjtin ndërtim prej betoni dhe tulle. Në shtëpitë e drurit temperatura është e njëjtë si në stinën e dimrit dhe në atë të verës. Një mur 10 cm prej druri është i barabartë me një mur 80 cm prej betoni. Druri është një termoizolues shumë i mirë.
Profili Shendetsor
Shtëpitë prej druri janë të shëndetshme. Druri është antialergjik, falë vetive elektrostatike që ai ka. Druri nuk është përcjellës i elektricitetit, apo tërheqës i pluhurit, për këtë arsye brenda shtëpisë së drurit kemi një ambjent antialergjik. Lagështia e ajrit është një faktor i rëndësishëm përveç temperaturës.
Muret e drurit e rregullojnë vetë lagështirën brenda shtëpisë pa qenë nevoja e vendosjes së aparaturave përkatëse. Muret e drurit thithin lagështirën nëse ajo është prezente dhe e lëshojnë atë kur ajri është i thatë. Brenda shtëpisë ajri do të jetë me vlera optimale, as i lagësht, as i thatë.
Profili Estetik
Nëse ju kërkoni një jetë elegante dhe konforte në një ambjent natyral, ne jemi pikërisht ata që ju kërkoni. Profesionaliteti ynë është si në dizajnin ashtu dhe në krijimin e këtyre shtëpive prej druri, qoftë për familje apo për biznese. Ne punojmë me ju duke analizuar preferencat dhe nevojat tuaja, duke i bashkuar ato në një dizajn final.
Profili Antisizmik
Shtëpitë e ndërtuara nga druri janë rezistente ndaj lëkundjeve sizmike. Druri ka një qëndrueshmëri të pakrahasueshme me atë të betonit. Ndërtimet nga druri janë shumë të lehta (500 kg/m3) dhe elastike duke i krahasuar me ndërtimet e tjera tradicionale. Nëse një strukturë betoni dëmtohet nga lëkundjet e tërmetit, ajo e drurit nuk pëson asnjë krisje.
Shërbime

Gazebo me dru masiv

Interiore me dru masiv

Kompani per ndertim shtepiza druri

Ndertim shtepish druri me konstruksion druri

Ndertime druri per banesa

Prodhim kabine druri

Projektim Zbatim Shtepi druri dy kateshe

Shtepia druri ekologjike per zona turistike

Shkalle dhe Parmake druri

Shtepi druri moderne me kursim energjie

Shtepi druri per zona turistike

Shtepi te vogla prej druri ne shitje

Bare dhe restorante prej druri

Shtepi druri malore

Shtepiza ekologjike me dru

Tavoline dhe karrike druri per ambjente te jashtme

Tenda druri

Veshje te mureve me dru

Arredime te brendshme druri

Shtepi pushimi alpine

Ndertime me dru per biznese

Dyer druri

Ndertime druri antike

Mobilje me dru masiv

Struktura per cati druri
Punë të kryera

Bar restorant druri, Golem, Durres

Corcisca, France

Gazebo dhe shtepi druri, Durres

Levan, Fier

Ndertim shtepie druri ne Tirane

Rec, Malesi e Madhe, dyqan

Shtepi druri me kursim energjie, Vlore

Shtepi ne Gjinar, Elbasan

Shtepiza druri dy kateshe Vermosh, shqiperi

Shtepiza druri ne Ardenice, Fier

Stebleve, Librazhd

Gazebo druri, Kukes

Kabina prej druri,Tirane

Shtepi druri, Valbone, Shqiperi

Shtepi druri tradiconale, Librazhd

Shtepi druri ne Berzhite

Shtepiza druri, Vermosh

Banese druri, Fier

Shtepi druri, Ibe, Tirane

Shtepi druri ne stilin modern, Itali

Kabine prej druri,Tirane

Shtepi druri, Golem, Durres

Shtepi druri malore, Librazhd

Shtepi druri, Elbasan

Krevat druri per femije

Shkalle te jashtme druri

Shtepi druri ne Tirane

Shtepiza druri Bjeshket e Namuna

Shtepize e prodhuar me dru

Vile druri, Mali Dajtit