Secondary Adv

GEOSAT GROUP

 

Përshkrimi

GEOSAT GROUP është kompani e specializuar fushën e:

- Projektimeve Inxhinierike,

- Projektimeve Gjeodezike;

- Mbikëqyrje e Kolaudim të Punimeve të Zbatimit.

 

E themeluar në vitin 1998, me mbi 20 vjet eksperiencë Geosat GROUP ka dëshmuar sukses dhe arritje në fushën ku operon dhe e gjen veten mes emrave më aktivë në tregun shqiptar duke iu pergjigjur kërkesave të klientëve me cilësi, korrektësi dhe shpejtësi.

Zhvillimi që pasqyron e bën një ndër kompanitë lider në aktivitetin e saj dhe i jep mundësi bashkëpunimi me investitorë si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Çfarë ofron

GEOSAT GROUP një realitet i cili përkrah instrumentave të teknologjive më të reja dhe programeve kompjuterike nga më të sofistikuarat, llogarit një manaxhim serioz dhe të saktë të punëve nga një staf inxhinieriko-teknik me eksperiencë si dhe një bashkëpunim të ngushtë me kompani dhe studio të ndryshme inxhinierike. Investimet e  kompanisë në trajnimin e vazhdueshëm të stafit mundëson që ne të jemi koherentë me risitë më të fundit. Infrastruktura moderne në makineri dhe teknologji informacioni është një avantazh thelbësor për t’iu përshtatur tendencave të fundit të tregut vendas dhe atij rajonal. Kompania mund të shtrijë ndërhyrjet e saj si në vend ashtu edhe jashtë saj duke garantuar në këtë mënyrë një kontroll konstant të punëve si dhe shpejtësi veprimi në aktivitetin e saj.



Shërbimet që ne ofrojmë:

- Studim Projektim Rruge-Hekurudha (autostrada, rrugë urbane, rrugë interurbane, 

  hekurudha);

- Studim Projektim Ura dhe Vepra Arti;

- Studim Projektim Vepra Hidroteknike;

- Projektim Urbanistik, Arkitektonik për Objekte Civile, Industriale dhe Turistike;

- Projektime Gjeodezike (bazamante gjeodezike, rilevime në të gjitha shkallët, projektim 

  hartografik dhe topografik);

- Rilevim Fotogrametrik me Dron nëpërmjet teknologjisë UAV 3D (Ortofoto, model 

  tredimensional DSM (Digital Surface model), DTM (Digital Terrain Model), (Monitorime);

- Rilevime Batimetrike (rilevime me echo sounder single beam dhe multibeam);

- Asistencë Topografike në punimet e zbatimit;

- Mbikqyrje dhe Kolaudim i Punimeve të Zbatimit;

- Studime të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis;

- Shpronësime dhe Regjistrime të Pasurive të Paluajtshme;

- Dixhitalizim, Azhornim dhe Përpunim të dhënash të Hartave Kadastrale.



Stafi ynë përbëhet nga specialistë me përvojë si: Arkitekt, Inxhinier Civil (Ndërtim dhe Infrastrukturë e Transportit), Menaxher Projekti, Inxhinier Planifikues, Inxhinier Preventivues, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mjedisi, Inxhinier Gjeodet.

Shërbime

Projektim rruge (Autostrade)
Projektim rruge (Autostrade)
Projektim Ura dhe Viadukte
Projektim Ura dhe Viadukte
Projektim Vepra arti
Projektim Vepra arti
Projektim Nyje dhe Kryqezime rrugore
Projektim Nyje dhe Kryqezime rrugore
Projektim i sinjalistikes rrugore
Projektim i sinjalistikes rrugore
Projektim arkitektonik komplekse turistike
Projektim arkitektonik komplekse turistike
Projektim arkitektonik objekte banimi
Projektim arkitektonik objekte banimi
Projektim arkitektonik objekte industriale
Projektim arkitektonik objekte industriale
Projektim interieri
Projektim interieri
Rilevime topografike ne te gjitha shkallet
Rilevime topografike ne te gjitha shkallet
Nivelacion i rrjetit gjeodezik
Nivelacion i rrjetit gjeodezik
Rilevime topografike
Rilevime topografike
Bazamente gjeodezike
Bazamente gjeodezike
Rilevim fotogrametik me dron eBee
Rilevim fotogrametik me dron eBee
Modelimi 3D nga fotografimi ajror
Modelimi 3D nga fotografimi ajror
Modelim 3D DSM&DTM
Modelim 3D DSM&DTM
Rilevime batimetrike
Rilevime batimetrike
Modelime batimetrike
Modelime batimetrike
Asistence topografike ne punimet e zbatimit
Asistence topografike ne punimet e zbatimit
Monitorim Topografik
Monitorim Topografik
Supervision dhe kolaudim i punimeve  te zbatimit
Supervision dhe kolaudim i punimeve te zbatimit
Studime te VNM
Studime te VNM
Shpronesime dhe rregjistrime
Shpronesime dhe rregjistrime
Azhornim Hartash dhe Perpunim te Dhenash
Azhornim Hartash dhe Perpunim te Dhenash
Dixhitalizim hartash
Dixhitalizim hartash

Katalogu

Katalog GEOSAT GROUP

Punime te kryera

















 

Çertifikime

Teknologjia bashkohore, cilësia e punes, kujdesi dhe mbrojtja e mjedisit, siguria e punonjësve dhe përmbushja e kërkesave të klientëve, vërtetohen nga çertifikimet dhe standartet që mban aktualisht Geosat Group.

 

Video

Partnere