Secondary Adv

KASTRATI CONSTRUCTION

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

KASTRATI CONSTRUCTION

RRETH NESH

Kastrati Construction është shoqëri ndërtimi, pjesë e Grupit Kastrati, e specializuar në zhvillimin e projekteve ndërtimore private e publike. Me një portofol ndërtimesh të tipologjive të ndryshme, Kastrati Construction punon me standarde europiane punimesh dhe materialesh, dhe bashkëpunon me partnerë të përzgjedhur ndërkombëtarë dhe lokalë, për të garantuar cilësi dhe për të sjellë risi.

 

SHËRBIMET

Kastrati Construction ofron të gjithë shërbimet e ciklit të ndërtimit me profesionalizëm, prej fazës së projektimit dhe buxhetimit e deri në dorëzimin e projekteve.

 

STAFI

Puna në Kastrati Construction ndiqet nga departamentet e ndryshme me funksione teknike dhe administrative. Mbi 50 profesionistë: 35+ me funksione teknike dhe 15+ me funksione administrative, mbulojnë nevojshmëritë e proceseve të menaxhimit, projektimit, ndërtimit, prokurimit, marketingut dhe shitjes, financës, burimeve njerëzore etj. Profesionalizmi dhe eksperienca e stafit reflektohet në të gjithë projektet e ndërmarra.

 

PROJEKTE

Në portofolin e ndërtimeve të Kastrati Construction përfshihen projekte ndërtimore polifunksionale, komplekse banimi, komplekse bregdetare, ndërtime dhe rikonstruksione objektesh me destinacion hoteleri, zyra biznesi për klientë specifik, ndërtime publike dhe infrastrukturore etj.  Disa nga projektet të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër janë:

 

DOWNTOWN ONE

Downtown One është një ndërtim polifunksional 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2 gjeni një kombinim ideal i apartamenteve, zyrave, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2024.
•    Vendndodhja: Bulevardi “Bajram Curri”
•    Website zyrtar: www.dt1.al
•    Videotour: https://www.youtube.com/watch?v=LFXJJEYK61Q&t=16s

 

 

GARDEN RESIDENCE TURDIU

Garden Residence Turdiu është një kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Kompleksi ofron hapësira rekreative për banorët, një pishinë të përbashkët, një kënd lojrash për fëmijët dhe shumë shërbime e lehtësira për jetesë të qetë në komunitet. Ky projekt zhvillohet në partneritet me AK Shpk dhe ofron apartamente, ambjente tregtare dhe hapësira parkimi.
•    Vendndodhja: “Ish-Fusha e Aviacionit”
•    Afati i përfundimit: 2022
•    Sipërfaqe totale ndërtimi: 140’000m2

 

PJESË E GRUPIT KASTRATI

Kastrati Construction është një shoqëri e Grupit Kastrati, i cili është themeluar në vitin 1991 dhe operon në mbi 12 sektorë biznesi, me mbi 3’000 punonjës, në industrinë e hidrokarbureve, automjeteve, sigurimit, ndërtimit, infrastrukturës publike, turizmit ndërqytetas, retail-it, e shumë të tjera, duke dëshmuar sukses stragjik në çdo sipërmarrje.