
SIRETA 2F shpk

Adresa: Kompleksi "SIRETA 2F", Lagje Babrru Fushe, Njesia Administrative Paskuqan, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
"SIRETA 2F" shpk, është kompani që operon në fushën e Ndërtim-Zbatimit, e themeluar në Nëntor të vitit 2004 në Tiranë, me Vendim Gjykate Nr.32385. SIRETA 2F shpk është e specializuar në Strukturim, Projektim, Ndërtim dhe Rikonstruksion në fushën e Konstruksioneve Civile, lndustriale, lnfrastrukturë, dhe veprave Hidroteknike. Kompania përbëhet nga një staf i specializuar e i kualifikuar, me përvojë shumë vjeçare në fushën e projektimit e ndërtimit.
SIRETA 2F shpk i jep përparësi cilësisë dhe kostos së përsosur të shërbimit duke përzgjedhur tekonologji të përparuara të cilat ecin në të njëjtin hap me zhvillimet e kohës. Kompania vlerëson në mënyrë të vecantë marrëdheniet me klientët duke u përpjekur maksimalisht të ofrojë shërbime dhe produkte të standarteve dhe cilësisë së lartë, në mënyrë që kërkesat e tyre të realizohen më së miri. Vëmendje të veçantë kompania jonë i jep afateve të dorëzimit të kontrollit dhe të përfundimit të punimeve, qe merr përsipër.
SIRETA 2F shpk e mbështet punën e saj mbi korrektësi, respekt, cilësi dhe përpikmëri të detyrimeve brenda afateve kohore. Besojmë se parametrat baze të kompanisë sonë janë të bazuara në një strukturë moderne, me kompetenca teknike dhe cilësore. Kompania SIRETA 2F shpk është organizuar në mënyrë të tillë që të ketë fleksibilitetin e nevojshëm dhe të jetë e saktë në drejtimin e punimeve teknike qe merr përsipër.
Arritja e parametrave bashkohore në ndërtim, zbatimi me përpikmeri i projekteve konform KTZ dhe standarteve realizohet nëpërmjet:
- Stafit të pergatitur dhe të kualifikuar në fushat që Shoqëria operon.
- Kapacitetit dhe mjeteve financiare të nevojshme për realizimin e objekteve.
- Makinerive dhe pajisjeve që Shoqëria disponon.
Që nga koha e krijimit të saj dhe aktualisht shoqëria ka pasur bilanc pozitiv në punën e saj. Xhiro vjetore ka ardhur çdo vit duke u rritur duke u bërë bazë dhe mbështetje për shtimin e kapitalit të shoqërisë dhe zgjerimit të aktivitetit të saj. Rritja e aktivitetit dhe mjeteve teknike të shoqërisë kanë bërë të mundur përfaqësimin dinjitoz të saj në tenderat e zhvilluar nga investitorë të ndryshëm, e aftë për të konkuruar krahas shumë shoqërive që ushtrojnë aktivitetin në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Çfarë ofron
Kompania SIRETA 2F shpk përdor një strukturë të re menaxhimi, në katër linja të ndryshme të aktivitetit të biznesit:
» Linja e Studimit dhe Projektimit të Strukturave Civile & lndustriale
» Linja e Projektimit dhe Zbatimit të Strukturave Metalike & Druri
» Linja e Ndërtimit dhe Zhvillimit të lnfrastrukturës Rrugore & Vepra Arti
» Linja e Studimit dhe Restaurimit të godinave Civile, lndustriale & lnfrastrukture
» Linja e Studimit dhe Ndërtimit të veprave Hidroteknike në Kanalizim & Ujësjellës dhe në Gazsjellës & Hidrocentrale.
Në linjat e sipër-përmendura punohet në mënyrë të pavarur duke ju përgjigjur në kohë nevojave aktuale të tregut. Njëkohësisht krijohen lidhje të ngushta midis tyre, në mënyrë të tillë që klientët tanë të njohin të gjitha zgjedhjet dhe materialet (teknologjike), të cilat përdoren në mënyrë rigoroze më të mirë për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre.
Drejtimi i studimeve dhe i projektimeve bëhet nga lnxhinier të kualifikuar dhe me eksperiencë shumëvjecare në përgatitjen dhe kontrollin inxhiniero-teknik të projekteve dhe të studimeve, me metoda dhe teknologji të kohës . Duke respektuar afatet kohore ndaj kërkesave të klienteve, dorëzimi i projekteve dhe i punimeve është i shpejtë dhe i kompletuar, i nje cilësie të lartë si dhe në përputhje me kërkesat e klientëve tanë.
Linja e ndërtimit drejtohet nga lnxhiner të përkushtuar dhe me përvojë shumëvjecare në fushën e ndërtimit, nga teknikë të specializuar në përdorimin e pajisjeve dhe kontrollin teknik të ndërtimit e të punimeve, kryesisht në fushat që kompania operon:
- Punime Hidroteknike në Ujësjellësa & Kanalizime
- Rikonstruksione Shkolla & Ndërtesa të tjera publike
- Ndërtim Objektesh Civile & lndustriale, Konstruksione Metalike & Druri
- Punime lnfrastrukture Rrugore, Ura & Vepra Arti
- Punime Elektike, Tension i Larte & Ndricim
Makineri - Pajisje në fushën e ndërtimit dhe zbatimit
Në përpjekje për të përmbushur me shpejtësi dhe brenda afateve kohore proceset e punimeve që kompania merr persipër të realizojë, për të krijuar kantier efikas pune sa me solid, SIRETA 2F shpk ka investuar dhe vazhdimisht investon në teknknologjitë e pajisjeve, makinerive të renda dhe mjeteve të transportit. Pervec makinerive & pajisjeve të sipër-përmendura kompania posedon një gamë të gjerë mjetesh të vogla pune që përdoren në procese të ndryshme ndërtimore. SIRETA 2F shpk zotëron mjete të tjera, për tregëti e transport të artikujve të ndryshëm. Këto mjete, e paisje të ndryshme janë të pasqyruara në bilancin e firmës.
Shërbime

Argjinatura mbrojtese nga lumi

Asfaltim rrugesh

Furnizim me materiale ndertimi

Mirembajtje per ambjente te jashtme, gjelberim me peme dekorative

Ndertim kanalizime per furnizim me ujin e pijshem

Ndertim Kanalizime Ujera te Zeza

Ndertim rrjeti shperndares ujesjellsi

Ndertim rrugesh, punime infrastrukture

Ndertime KUZ

Ndetim ndertese private dhe publike

Pastrim me eskavator i kanaleve kulluese

Pilotime, shpime me sonde

Punime dhe sistemime terreni

Rikonstruksion cerdhesh

Rikonstruksion dhe restaurim fasade

Rikonstruksion i infrastuktures rrugore, riveshje asfalti

Rikonstruksion i Objekteve ndertimore

Rikonstruksion institucionesh shteterore

Rikonstruksion qendrash shendetsore

Rikonstruksion rrugesh

Rikonstruksion shkollash

Sistemim Asfaltim, Kanalizim dhe Ndricim rrugor

Sistemim dhe ndertim i sistem vaditjes

Sistemime rrugesh

Sistemime trotuari, rehabilitime
Punë të kryera

Ndertim i rruges se re nga kryqezimi i rruges 28 Nentori deri ne kryqezimin e rruges Rinia

Rikonstruksion, sistemim, asfaltim i rruges Petrushe-Vreshtas
.jpg)
Rikonstruksioni i rruges se Gjirit te Lalzit (asfaltimi rruges Maminas, Shen Pjeter - Bregdet)

Sistemim dhe asfaltim i rruges Qemal Stafa

Sistemim dhe asfaltim i rrugeve rreth liqenit te Farkes

Sistemim rrugesh blloku tek Stadiumi, Pogradec

Ndertim i godines se sherbimeve komunitare Vaqarr

Ndertim i godines se zjarrfikeses, Kinostudio

Ndertim i infrastruktures publike ne Peze

Ndertim i rruges Unaza e Re, Peshkopi

Ndertim rruge, Babrru

Ndertim rrugesh

Ndertimi i rrugeve te brendshme ne RSU 3, Tirane

Rehabilitimi i sheshit Ahmet Zogu dhe parku Geraldine, Burrel

Rikonstruksion i gjimnazit Isa Boletini, Kamez

Rikonstruksion i rruges Zale Bastarit, Loti 2

Rikonstruksion i ures se Dragotit

Rikonstruksion kopshti nr 55

Rikonstruksion rruga Vrine, Fshati Rinia

Rindertim i godines administrative ne zonen e re per zhvillim te detyruar, Valias

Rindertim i kopeshtit Niko Hoxha, Kamez
Certifikime
Kompania "SI RETA 2F" Sh.p.k ka realizuar me sukses te gjitha punimet qe ka marre persiper te kryej dhe kjo ka ardhur si rezultat i certifikimit nga Organizata Nderkombetare per Standartet e meposhtme:
BS OHSAS 18001:2007 | BS PAS 99:2012 | BS ISO 39001:2012
EN-ISO 9001:2015 | ISO 50001:2011 | EN-ISO 3834-2:2006