
Choose Artstyle

Adresa: Rruga Frosina Plaku 1023 Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Choose Artstyle është një dyqan dhuratash të personalizuara.
Choose Artstyle lindi në mënyrë rastësore. Krijoja produkte për shtepine time, për të kaluar kohën dhe për argëtim. Përdorja materiale të mbetura nga shkolla dhe realizoja punime dekorative për shtëpinë. Më pas të njohurit i pëlqyen dhe kërkonin edhe ata dicka për veten e tyre. Kështu lindi ideja që mund të pelqeheshin edhe nga të tjerë persona dhe filluam publikimin fillimisht në instagram me dy tre foto. Aty filluam të vinim re interesimin e njerëzve për të provuar dhe për të pasur objekte të veçanta. Ishin kureshtarë dhe filluan me porositë e para. Me kalimin e kohës u zgjerua numri i produkteve që ofronim dhe mënyrat e realizimit si dhe filluam duke ndjekur kërkesat dhe dëshirat e klientëve tanë.
Fillimish filluam me dekoracione shtëpie si abazhurë dhe ndricues të ndryshëm. Ora muri prej druri dhe imazhe apo portrete të realizuara në dru. Me pas vumë re dëshirat e klienteve për fotot e tyre në produkte dhe filluam të personalizonim cdo produkt me foto sipas kërkesave të tyre. Gjatë gjithë kohës produktet tona evoluojnë dhe përshtaten me dëshirat që klientët kane. Thuajse gjithcka që ne kemi sot ka lindur në mënyrë rastësore dhe ka ndryshuar me kalimin e kohës duke u përmirësuar dita ditës.
Më të preferuarat ngelen fotot në pllaka druri dhe kolazhet me numra të mbushur me foto.
Ekipi ynë zgjerohet dita ditës ku secili në staf kryen një pune specifike. Bashkëpunimi është thelbësor dhe ajo që na mban të bashkuar është mirëkuptimi dhe barazia. Jemi mbi të gjitha miq me njëri-tjetrin se sa punëtorë. Ne nuk punojmë për të plotësuar orët e punës dhe të largohemi në shtepi, por për ta bërë punën sic duhet. Gjithcka duhet të jetë në harmoni dhe mbi të gjitha ajo që ne duam është që cdo person i stafit të vijë me dëshirë në punë, pasi në këtë mënyrë cdo produkt do të krijohet me dashuri. Duam që puna të jetë argëtuese, idetë asnjëherë nuk janë të tepërta duke gjetur frymëzimin në cdo element të mundshëm. Zyra jonë nuk është asnjëherë një vend ku punohet me orë. Punën ne e bëjmë aty ku ndihemi të frymëzuar. Dhe asnjëherë nuk shohim orën se kur do të largohemi. Ne largohemi atëherë kur puna është bërë si duhet dhe kur jemi të lumtur për atë që kemi krijuar.
Menaxhimi është shumë i lehtë kur të gjithë janë të kënaqur me atë që bejnë dhe kur jemi të lirë për të punuar ashtu si ne duam. Fokusi ynë kryesor nuk janë të ardhurat por klientët e lumtur. Shpërblimi më i madh janë reagimet plot gëzim që ne marrim, gëzimi për dhuratat që lumturojnë miqtë e tyre, janë produktet e krijuara me dashuri. Ka të bejë me jetëgjatësinë e punës tonë. Me dhurimin e emocioneve në cdo detaj të produkteve tona. Krijimin e ideve unike që do të bejnë që festat të mbahen mend gjatë nga këto dhurata. Dhuratat janë shpirti i cdo feste dhe janë ato që ngelen në memorje dhe që kujtohen edhe pas shume viteve. Ky është motivi ynë. Ky është qëllimi i cdo dite. Planet nuk mbarojnë kurrë. E ardhmja është e mbushur me projekte të cila shtrihen jashtë Shqipërisë. Asnjëhere s'mund të përcaktojmë afate por ku ka motivim, vullnet dhe dëshire endrrat jan gjithmonë të realizueshme.
Shërbime

Dekore te personalizuara ne dru

Dhurata te personalizuara per bebe

Dhurata te personalizuara per biznes

Dhurata te personalizuara per ditelindje

Dhurata te personalizuara per famije

Dhurata te personalizuara per femije

Foto te personalizuara me pllaka druri

Kovera dhe aksesore telefoni me personalizim

Pamje dhe simbolika te personalizuara ne pllaka druri

Personalizim orash muri

Porosi kalendaresh te personalizuara per individe dhe kompani

Portrete dhe logo prej druri 3 dimensionale

Printim kalendaresh me dedikim, personalizim

Printim kalendaresh me foto te personalizuara

Prodhim artikujsh promocional druri per tavoline

Prodhim logosh te punuara ne dru

Punim aksesoresh druri per mbajtje ne tavoline

Punim emrash te personalizuara ne dru

Punim orash druri me foto te personalizuara

Simbole prej druri te personalizuara