
Fredi Electronics

Adresa: Rruga e Kavajes, P.207, SH 2, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
Fredi Electronics sh.p.k është një nga distributorët kryesorë dhe më të mëdhenj në Shqipëri në fushën e elektronikës. Kompania u themelua në vitin 1991 si një nevojë për të ofruar produkte elektronike për tregun vendas dhe sot është konsoliduar duke mbuluar të gjithë tregun shqiptar, si dhe tregun në Kosovë.
Fredi Electronics synon të përmbushë kërkesat e konsumatorëve duke ofruar varietet të gjerë të produkteve me cilësi dhe me çmimet më të mira të mundshme. Së bashku me partnerët tanë: Dahua Technology, JTS, Hikvision, Teco, FBT, Armacontrol, Taiden, Masteraudio, etj, ne përpiqemi vazhdimisht të jemi në një hap me kohën dhe teknologjinë duke jua lehtësuar jetën tuaj të përditshme me produktet tona.
Çfarë ofron
Tek Fredi Electronics do të gjeni një gamë të gjerë artikujsh dhe mbi 8700 modele produktesh në kategoritë:
• Sisteme zjarri: Me më shumë se 10 mijë instalime në Ballkan, sistemet tona kundër zjarrit janë profesionale dhe të testuara me kontrolle rutinë.
• Sisteme sigurie: Fredi Electronics ju jep mundësinë të mbroni aksesin në hyrjet tuaja përmes pajisjeve të sigurisë si regjistrues, kamera, alarme etj.
• Audio&Video: Amplifikatorë, aksesorë audio, mikrofon, mixer e shumë produkte të tjera mund ti gjeni tek ne me cilësi të garantuar.
• Panele LED: Ne ofrojmë panele LED të madhësive, ngjyrave dhe modeleve nga më të ndryshmit.
• Sisteme ndriçimi: Nëse po kërkoni produkte për ndriçimin e hapësirave tuaja mund të gjeni tek ne aksesorë të ndryshëm si led për ndriçim indoor dhe outdoor, shirit për led, kokë lëvizëse ledi, drita skene, etj.
• Sisteme për makina: Fredi electronics ka menduar dhe për kategorinë e makinave duke sjellë bllokues rruge, sisteme parkimi, barriera, kurthe rrugore, pajisje trafiku e shumë artikuj të tjerë.
• IT dhe Network
• Smart home
Shërbime

Altoparlante per ambiente te jashtme

Altoparlante tavani ose muri

Amplifikatore audio profesional

Bateri UPS online

Bokse inkaso tavanore ose muri

Bokse muzike FBT profesional per koncerte dhe evente

Bokse muzike per ambiente te brendshme

Bokse profesionale outdoor kundra ujit

Ekrane Led Outdoor per koncerte

Ekrane Led per perdorim te brendshem

Ekrane Led per reklama outdoor

Fisha HDMI

Kabuj audio modele te ndryshme

Konvertera VGA ne HDMI

Mikrofona dhe speaker per konferenca

Perforcuesa PA me MP3 player dhe Bluetooth

Perforcuesa profesional audio

Sisteme audio per xhami

Sisteme evakuimi zanore per zjarrefikese

Sisteme mjekesore IP per spitale te vogla

Speaker per ambjente te jashtme

Subwoofer profesional FBT

UPS bateri te gjitha kapacitetet 1 Ph, 3 Ph

Woofer Crossover

Ushqyesa 12V 20A
Punë të kryera

Agjensi Marketingu Sistemi Data dhe Audio

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Instalim Video Wall

Barriere kalimi me akses, Gjykata e Apelit

Ekran LED, Bashkia Durres

Farmacia Rejsi Farma, Instalim i Kryqeve Elektronike Full Color

Galeria e Arteve Tirane, Tabela interaktive

Paniri

Restaurimi i KQZ, ndricues dhe arredim

Riparim UPS, Gjykata

Salla e Keshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, Sistem Audio dhe Konference

Sistem audio dhe Survejimi, Galeria e Arteve Tirane

Sistem kamera survejimi dhe Akses kontrolli, Agjensi Marketingu

Sisteme sigurie, Audio dhe Broadcast, KQZ

Sistemi Sinjalizimit dhe Mbrojtjes nga Zjarri, Agjensi Marketingu

Video wall, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve