
Cloud Interior

Adresa: Fresk, Rruga e thesarit, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
LUXURY | INTERIORS
CLOUD INTERIOR është një kompani e specializuar në prodhimin e divaneve & bean bags dhe tavolinave me teksturë guri, e cila ka për qëllim të krijojë stola dhe mobilje që ofrojnë komoditet dhe estetikë modern.
Në një traditë të fortë të artizanatit dhe dizajnit inovativ, ne jemi të përkushtuar për të ofruar produkte që janë jo vetëm funksionale, por gjithashtu të sigurta dhe të qëndrueshme.
Misioni: Të ofrojmë produktet më të mira të mobiljeve që kombinoni rehati, stil dhe funksionalitet duke sjellë një prekje inovative në çdo hapësirë.
KENDE DHE DIVANE
Divanet dhe kendet tona janë bërë nga materiale të cilësisë së lartë dhe janë të dizajnuara për të ofruar një përvojë të paharrueshme të relaksimit. Me formën e tyre të përshtatshme dhe fleksibilitetin e jashtëzakonshëm, ata janë të shkëlqyer për çdo ambient, qoftë në shtëpi, zyrë apo bizneset tuaja . Ne ofrojmë një gamë të gjerë ngjyrash dhe dizajnimesh për të përmbushur nevojat dhe preferencat e çdo klienti. Çdo divan ose kend është i prodhuar me materialet me cilesore ne treg që sigurojnë një mbështetje optimale dhe një përvojë komode.
BEAN BAGS
Kompania jone gjithashtu e specializuar në prodhimin e bean bags për resorte dhe plazhe, duke ofruar një kombinim të së bukurës dhe komoditetit. E angazhuar për cilësi të lartë dhe dizajne tërheqëse ne ofrojme një gamë të gjerë prodhimesh që përputhen me nevojat e pushuesve dhe kolektivëve të resorteve.
TAVOLINAT ME TEKSTURE GURI
Pjesë tjetër e asortimentit tonë janë tavolinat me teksturë guri, që sjellin një element të veçantë natyral në çdo hapësirë. Këto tavolina janë të dizajnuara me kujdes, duke përdorur materiale të qëndrueshme, dhe krijojnë një pamje elegante dhe moderne.
Tekstura e gurit ofron një ndjesi unik dhe kontribuon në atmosferën e ngrohtë të ambientit, duke u bërë një pikë qendrore në çdo dhomë. Ne ofrojmë tavolina me dimensione dhe dizajne të ndryshme, të përshtatshme për çdo stil dekori, që nga minimalistët deri te ata që preferojnë stilin tradicional.
Kultura e Kompanisë
Ne besojmë në rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe përdorimit të materialeve ekologjike. Çdo produkt i krijuar në CLOUD INTERIOR pasqyron angazhimin tonë për mjedisin dhe përdorimin e proceseve prodhuese që reduktojnë mbetje dhe ndotje. Ekipi ynë i dizajnerëve dhe artizanëve është i përkushtuar për të siguruar që çdo produkt të kalojë standardet më të larta të cilësisë dhe të jetë në përputhje me kërkesat e klientëve tanë.
Shërbimi ndaj Klientit
Fokusimi ynë është të ofrojmë një përvojë të shkëlqyer blerjeje nga fillimi deri në fund. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë nevojat e klientëve tanë dhe t'u sigurojmë atyre zgjidhjet më të mira. Shërbimi ynë i klientit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ata me çdo pyetje ose shqetësim, duke u siguruar që çdo blerje të jetë e kënaqshme dhe e suksesshme.
Shërbime

Kende modulare me porosi

Kende modulare me struktura multistrade

Kende te personalizuar sipas hapesirave te shtepise

Divane me porosi ne masa dhe ngjyra

Kende me permasa te ndryshme per dhoma ndenje

Divane dhe kende modulare me porosi

Divane dhe kolltuqe per dhoma te vogla

Kende me kontenitore me porosi

Kende me porosi me tapiceri Easyclean

Kende modulare per ambiente te jashtme

Bean bags te personalizuara per arredime te brendshme

Bean bags me porosi per ambiente zyre

Bean bags per ambiente te jashtme

Pupa per plazhe dhe pishina

Shilte rezistente ndaj ujit

Tavolina me teksture prej guri me forma te ndryshme me porosi

Tavolina me teksture guri me porosi per apartamente

Tavolina me tekstura guri te personalizuara per biznese, zyra

Tavolina katrore me tekstura prej guri per sallone

Tavolina me dizajn minimalist me teksture prej guri

Tavolina me siperfaqe guri te perpunuar

Tavolina mesi dekorative me teksture guri

Tavolina mesi me bazament guri

Tavolina ngrenie me teksture guri

Tavoline me teksture guri per ambiente klasike te brendshme

Prodhim dhe shitje kende, divane per sallone

Arredime apartamentesh me mobilje me porosi

Kompletime apartamentesh me mobilje salloni dhe dhoma gjumi

Dhoma gjumi te kompletuara

Krevate per dhoma gjumi me tapiceri me porosi
Punë të kryera
Bean Bag e realizuar per ambient te brendshem

Bean Bags me porosi per ambjent te jashtem pishine

Divan i personalizuar per ambient biznesi

Kend modular i realizuar me porosi per sallon

Kompletim dhome gjumi me mobilje

Krevat i punuar me strukture multistrade druri dhe tapiceri easy clean

Mobilim ambient biznesi me divane te personalizuar

Mobilim dhome gjumi me garderobe dhe mobilje me porosi

Modular Sofa punim me porosi

Prodhim divan me porosi

Prodhim kend modular sipas porosise se klientit

Punim tavoline ngrenie me teksture guri

Tavoline ngrenie prej guri

Realizim me porosi, tavoline me teksture guri

Elixir Resort

Principotes and Tulum Resto Lounge, Ksamil

Wabi Sabi, Bean bags