
ALESJO Sh.p.k

Adresa: Rruga “ Anton Lufi”, kompleksi KIKA 2, ndertesa Nr. 32, Hyrje 3 (7), kati 2, ap.7, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Shoqëria ALESJO sh.p.k është themeluar në vitin 2013 me aktivitet në tregun e ndërtimeve në Shqipëri dhe prej atëherë ka punuar në sipërmarrje të shumta e të larmishme ndërtimi, të shpërndara në një hapësirë gjeografike ku përfshihen qytetet Tiranë, Elbasan, Durres,Vlore, Gramsh etj.
Shoqëria jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë, si: arkitekt, inxhinierë, teknikë të specializuar dhe mesatarisht 70 specialistë e punëtorë me përvojë në fushën e ndërtimit.
Sot pas shumë vitesh ekperiencë e gjejmë veten mes emrave më aktivë në tregun shqiptar për investim dhe ndërtim, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të klientëve me cilësi, korrektësi dhe shpejtësi.
Çfarë ofron
Eksperienca e ALESJO sh.p.k gjatë viteve përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri në përfundim, por gjithashtu procese specifike, si:ndertime hidrocentrali, ndertime urash, struktura betonarme, armatura, muraturë tulle, suvatime dhe procese të tjera, duke ofruar çmimet dhe cilësinë më konkuruese, si dhe duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të investitorëve.
ALESJO sh.p.k ka marrë pjesë në disa nga ndërtimet më të vecanta të realizuara deri më sot në Shqipëri, të cilat do t’i shihni në referencat në vazhdim. Me një fuqi gjithnjë në rritje të fuqisë punëtore dhe logjistikës, kompania jonë mbulon sot një mesatare prej 10 000 m karpenteri dhe hedhje betoni të realizuar në muaj, në kantierë të ndryshëm.
Një sasi prej 12 000 m panele karpenterie ndërtimi, me gjithë aksesorët e nevojshëm përdoren sot në kantierë të ndryshëm në Tiranë dhe rrethe të tjera.
Shërbime

Kompani per punime struktura betonarme

Kompani per punimet betonarme

Kompani per zbatimin e punimeve per strukturen betonarme

Ndertim Hidrocentralesh

Ndertim pishinash

Ndertim strukturash betonarme

Ndertim urash

Punime Beton Arme

Punime Betonarme per objekte residenciale dhe industriale

Punime Hekuri, Lidhje

Punime karabina

Punime me Gabion per mbrotjen nga rreshqitja e dherave

Punime per ndertim pishinash

Punime per ndertimin e struktures betonarme

Punime Terramesh

Sipermarres punimesh ndertimi per projekte te ndryshme

Sipermarres punimesh per struktura betonarme per aeroporte dhe porte

Zbatim projekte per vepra arti

Zbatim projektesh banimi dhe sherbimi

Zbatim punimesh per ndertim hidrocentralesh
Punë të kryera

Crowne Plaza Durres - Strukture betonarme dhe punime karabina

Godine Banimi dhe Sherbimi 2 Kate Parkim nentoke ne rrugen Joklin Persi

Godine Banimi dhe Sherbimi 3,5,7 dhe 8 Kat me 1 kat parkim nentoke ne rrugen Sali Nivica, Tirane

Godine Banimi dhe Sherbimi 4 dhe 9 Kat me 2 kat parkim nentoke, ne rrugen Zenel Bastari, Tirane

Godine Banimi dhe Sherbimi ne rrugen Kahreman Ylli, Tirane

Objekt banimi dhe Sherbimi 11 Kat me 2 kate parkim nentoke ne rrugen 5 maji Tirane

Ndertim urash ne aksin Qukes - Qafe Plloce

Punime terramesh dhe gabione ne aksin Tirane - Elbasan

Punime Pishinash, Gjiri i Lalzit

Aeroporti Nderkombetar i Vlores - VIA