
Canaku

Adresa: Mëzez, Rruga 7 Nëntori (pranë Top Channel)
kompanise
Përshkrimi
Kompania “Çanaku”, e themeluar në vitin 2009, ofron për tregun shqiptar dhe më gjerë shpërndarjen e materialeve të ndërtimit më profesionale. Çanaku është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj dhe të besuar për markat më prestigjioze si: KNAUF, KNAUF Insulation, Weber, Ceresit, Renova, Eurofisi, Dast, BMI, Vivechrom, KEBE, Neotex, Wurth etj. Nëpërmjet zyrave qëndrore në Mëzez, kompania ofron gamën e gjerë të materialeve për ndërtim të përshtatshme për çdo konstruksion të brendshëm apo të jashtëm. Klientët tanë renditen nga tregtarët me shumicë, firmat e ndërtimit, dyqanet dhe shkojnë deri te përdoruesit final të këtyre produkteve. Ne kujdesemi që t’i përshtatemi çdo kërkese dhe nevoje nga çdo nivel i klientëve tanë besnikë.
Rritja dhe suksesi jonë në këto 11 vite bazohet në tre shtylla kryesore: cilësia, garancia dhe jetëgjatësia që ne ofrojmë për produktet tona.
Cilësia – Përmbushja e çdo kërkese të klientëve tanë është parimi bazë i një ecurie të vazhdueshme. Për këtë arsye ne ofrojmë cilësinë më të lartë për çdo gamë produktesh.
Garancia – Duke u bazuar te profesionalizmi i lartë dhe besueshmëria e produkteve tona, ne sigurohemi që të ofrojmë garancinë më të lartë për produktet tona.
Jetëgjatësia – Ne sigurohemi që të ofrojmë shërbimin më superior duke zhvilluar jetëgjatësi dhe marrëdhënie të forta me furnitorët dhe konsumatorët tanë.
Vizioni
Të orientuar gjithmonë te produktet e cilësisë më të lartë me çmime të arsyeshme, Çanaku synon gjithmonë në përmirësimin e mirëqënies dhe sigurisë së ndërtesave tuaja.
Misioni
Çdo ditë synojmë të punojmë për krijimin e një marke të respektuar, të besueshme dhe lehtësisht të aksesueshme. Qëllimi jonë kryesor është krijimi i përditshmërisë dhe një jetese sa më të sigurt për çdo familje apo biznesi.
Çfarë ofron
Përtej cilësisë dhe performancës së produkteve, ne jemi të perkushtuar për ti shërbyer klientëve tanë në një marredhenie të afërt, të favorshme për të dyja palët dhe të qendrueshme. Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e tyre të punës, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë njohuritë dhe aktivitetin e tyre. Kompania është e përbërë prej një administrate të qëndrueshme si dhe specialiste në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të të gjitha llojeve të sistemeve të thata, termoizolimeve, hidroizolimeve, fasadave dhe lyerjeve të jashtme dhe të brendshme.
1. Sistem Izolimi Termik dhe Akustik
2. Ngjitës dhe Bojak për Pllaka
3. Zgjidhje për Hidroizolime
4. Sistemi i Thatë
5. Bojra dhe Astare
6. Llaçra dhe Rifinitura
Shërbime

Grafiato Akrilike e Pigmentuar

Dekorim Fasade

Termoizolim muresh

Termoizolim me sistem kapot

Termoizolim fasadash

Suvatim fasade

Sisteme termoizolimi, Grafiato minerale

Sisteme Termoizolimi per fasade

Sistem termik me Polisterol dhe Lesh guri

Sisteme kapot Renova

Rikonstruksion fasade

Punime me sistem kapot

Punime grafiato, Punime me Sistem Kapot

Punime dekorative per fasada

Materiale termoizoluese EPS Renova

Materiale rrafshuese, ngjitesa polisteroli, Qeramike

Llacra me baze gipsi dhe gelqereje

Llacra mbushes, Cimento, Gelqere

Llac per muratim dhe Estrih

Grafiato dekorative per fasada

Bojra per mure dhe tavane

Fasada, izolimi termik dhe akustik

Llacra ne baze gipsi dhe cimento
Materiale hidroizoluese

Materiale rrafshues dhe rifiniture

Ndertimi i thate KNAUF

Ngjites dhe bojak per pllaka dhe gure natyror

Profile dhe aksesore Knauf

Rrjeta me fibra qelqi

Pllaka polisteroli dhe lesh guri

Bojak per fugat e pllakave

Bojra per jashte dhe brenda

Ngjites dhe bojak per pllaka

Pllakat ndertimore Knauf

Polisteroli EPS dhe XPS
Katalogu

Historiku
Kompania “Çanaku” u themelua në vitin 2009, ku e nisi rrugëtimin e saj me shpërndarjen e materialeve të ndërtimit Renofix, prodhuar nga Renova Putz. Sot kompania është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të materialeve të ndërtimit, duke përfaqësuar prodhues të tillë si : Renova Putz, Weber Saint-Gobain, Knauf, Styropan, Vivechrom, Isover etj.
Përmes magazinës, kompania importon dhe shpërndan të gjitha produktet e saj tek tregtarët me shumicë, firmat e ndërtimit, dyqanet, si edhe tek përdoruesit e fundit të produkteve. Rritja dhe suksesi ynë për pothuajse nëntë vjet është testamenti i parimeve bazë mbi të cilat është themeluar kompania: cilësia e shërbimit përmes zhvillimit të marrëdhënieve të forta me furnizuesit dhe konsumatorët tanë.
Punë të kryera

Hotel Sheraton

Hotel ne Mjull Bathore

Blloku i Vilave Selite

Vile tek Rolling Hills

Vile tek Fusha e Aviacionit

Vile tek Tregu Ushqimor

Vile prane TEG

Vile ne Unazen e Re

Vile ne Lunder

Vile ne Koplik

Vile ne Komunen Farke

Vile Banimi ne Lunder

Objekt banimi Unaze e Re

Objekt Banimi Liqeni Artificial

Kompleks Banimi perballe KMY

Ali Dem

Dako oil

Vila pas Casa Italia

Vile Ndroq

Vile prane TEG-2

Vile tek Fusha Aviacionit

Dhermi, Vlore, Albania


Partnere











