
Altea Geostudio 2000

Adresa: Autostrada TR-DR, Km.12, Picar, Vore, Albania
kompanise
Përshkrimi
“Altea & Geostudio 2000” është një kompani e specializuar në fushën e gjeoteknikës dhe analizave laboratorike të materialeve të ndërtimit, e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania zotëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e saj të veprimtarisë, ku suksesi dhe puna serioze kanë ndihmuar në zgjerimin dhe përmirësimin e saj ndër vite.
Geostudio 2000, e formuar në 1996 është bërthama e “Altea & Geostudio 2000”. Suksesi i Geostudio 2000 në fushën e studimeve gjeologjike i hapi udhën në vitin 2002 bashkimit të saj me laboratorin “A.L.T.E.A”. Laboratori A.L.T.E.A. u themelua ne vitin 1994 si nje bashkepunim italo –shqiptare e njohur nga Komuniteti Europian. Në vitin 2002 u formua “Altea & Geostudio 2000” dhe që nga kjo periudhë është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme në staf, pajisje dhe shërbimet, të cilat ofron në treg.
Gjatë eksperiencës së saj 20 vjeçare kompania është angazhuar në një sërë projektesh serioze e të mëdha, të tilla si studimi gjeologjik për projektin e TAP (Trans Adriatic Pipeline), studim gjeologjik dhe gjeoteknike të rrugëve Durrës – Vlorë, Lezhë – Shkodër, Milot – Lezhë, Qukës-Qafë Thanë, Gjirokastër – Tepelenë, Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, Fier – Tepelenë, Vlorë – Sarandë, Kukës – Morinë, Rreshën – Milot etj. Studime të tjera gjeologjike për objekte dhe shërbime të rëndësisë Kombëtare si Porti i Durrësit, Aeroporti i Rinasit dhe Aeroporti i Kukësit, Ujësjellësa, linjave të tensionit të lartë, të cilat lidhin pika te ndryshme te Shqipërisë dhe Shqipërinë me Malin e Zi, Kosovën etj.
Ndërkohë qëllimet kryesore të laboratorit ALTEA & Geostudio 2000 janë testimi i kujdesshëm i materialeve të thjeshta dhe të përbëra të ardhura nga brenda ose jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, laboratori ka prioritet investigimet gjeoteknike dhe studimet e detajuara të dherave dhe shkëmbinjve që shërbejnë si terren për të ndërtuar.
A.L.T.E.A & GEOSTUDIO 2000 merr pjesë dhe në disa fusha të tjera teknike si : Asistencë Teknike, Studime dhe Konsultime për materialet që përdoren në Inxhinieri, Supervizime etj.
PER ME TEPER INFORMACION JU LUTEM SHKARKONI CV E KOMPANISE DUKE KLIKUAR KETU
Çfarë ofron
Altea & Geostudio 2000 ofron shërbim me cilësi në punët e mëposhtme:
1. Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike, të cilat përfshijnë:
- Shpim dhe kampion marrje deri ne 200 m thellesi
- Testime fushore nga me te ndryshmet
- Analiza laboratorike per sherat dhe shekembinjte ne perputhje me standartet nderkombetare si: ASTM, BS, EN etj
- Interpretim i rezultateve te investigimeve ne terren dhe ne laborator.
2. Testime për materialet e ndërtimit si:
- Agregate, Beton, Cimento, Hekur, Asfalt, Bitum, Tulla, Pllaka, Tjegulla etj.
3. ALTEA & Geostudio 2000 ofron studime të plota Gjeologjike dhe Gjeoteknike, Investigime të dherave dhe rekomandime për themele duke përfshirë:
- Investigim dhe raportim të kushteve gjeologjike dhe hidrogjeologjike të terrenit.
- Investigim në terren dhe në laborator të dherave dhe vlerësim i parametrave të tyre.
- Llogaritje gjeoteknike të aftësisë mbajtëse të bazamentit dhe uljeve.
- Llogaritje gjeoteknike të qëndrueshmërisë së skarpatave dhe masat mbrojtëse për to.
- Llogaritje të Potencialit të Lengëzimit të Truallit.
- Rekomandime për metodat e përmirësimit dhe perforcimit të bazamentit.
- Rekomandim për projektimin e themeleve.
- Monitorim i uljeve, qëndrueshmërisë së shpateve, nivelit të ujërave nëntokësore me metodat më moderne dhe raportim periodik i tyre.
4. “ALTEA & GEOSTUDIO 2000” ofron studime sizmiologjiko-inxhinierike për disa qëllime:
- Studime sizmike për objektet industriale dhe sociale.
- Studime sizmike për rrugët, urat dhe tunelet.
- Studimet sizmike për linjat e ujësjellësave, për linjat e gazit.
- Studime sizmike gjatë studimeve gjeologjike dhe gjeoteknike për objektet e hidrocentraleve
5. Studime Hidrogjeologjike:
- Studime hidrogjeologjike për rrugët, urat dhe tunelet.
- Studimet hidrogjeologjike për linjat e ujësjellësave, për linjat e gazit.
- Studime hidrogjeologjike gjatë studimeve gjeologjike dhe gjeoteknike për objektet e hidrocentraleve në vendin e digave digave, në vendin e kanaleve të derivacionit dhe në vendin e godinave të hidrocentraleve.
- Studime hidrogjeologjike për furnizim me ujë nëntokësor të objekteve të veçantë, furnizimin me ujë nëntokësor të fshatrave ose qyteteve.
6. Analiza Laboratorike:
- Analiza të plota të dherave për vetitë fiziko mekanike.
- Analiza të plota të shkëmbinjve.
- Analiza të agregateve.
- Përgatitjen e formulave të betonit për të gjitha klasat
- Përgatitja e formulave të asfalteve për të gjitha klasat
- Kryerja e analizave të bitumit, çimentos.
- Kryerja e analizave të hekurit që perdoret në ndërtim
- Kryerja e analizave të betoneve të ngurta dhe të lëngëta.
- Kryerja e analizave të tullave, tjegullave, të blloqeve të betonit dhe të pllakave që përdoren për veshje ose për shtresa të ndryshme.
- Analiza të plota për karierat e ndryshme.
7. Konsulencë për studimet gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike.
Paisjet tona për testimet laboratorët fushorë përfshijnë:
Pajisjet e testit fushor Californian Bearing Ration (CBR fushore)
- Pajisjet e testit të Ngarkimit Statik
- Pajisjet për testin e Çekiçit (për betonet)
- Pajisjet për testin e Konsistencës së Betonit
- Pajisjet për testin Ultrasonik
- Pajisjet për testin e Densitetit Fushor
- Pajisjet për marrje kampionesh në asfalt dhe beton
PROJEKTE
Disa ndër projektet më të rëndësishme në të cilat është angazhuar A.L.T.E.A & GEOSTUDIO 2000 janë:
1. Studime gjeologjike dhe gjeoteknike për linjen e Gazit TAP që janë:
a) Studime për qëndrueshmërinë e shpateve, instalimin e paisjeve për monitorimin e stabilitetit të shpateve
b) Studime gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike për rrugët lidhëse të linjës së gazit me rrugët ekzistuese
c) Studime gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike për zonat me mendësi lengëzimi
2. Studime gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike për objekte të ndryshme të hidrocentralve në luginën e Devollit.
3. Asistencë teknike gjatë zbatimit të punime të ndërtimit kontrollin e cilësisë së materialeve dhe cilësinë e ndërtimit Në hidrocentralet që po ndërtohen në luginën e lumit Fan në Mirditë.
4. Asistencë teknike gjatë zbatimit të punime të ndërtimit, kontrollin e cilësisë së materialeve dhe cilësinë e ndërtimit gjatë ndërtimit të rrugëve lidhëse në luginën e Devollit.
5. Asistencë teknike gjatë zbatimit të punime të ndërtimit kontrollin e cilësisë së materialeve dhe cilësinë e ndërtimit gjatë rikostruksionit të disa digave të bujqësisë në rrethin e Fierit, Beratit Korcës dhe Kukësit.
6. Studime gjeologo inxhinerike dhe gjeoteknike të disa hidrocentraleve mbi lumin Fan në rrethin e Mirditës
7. Studime gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike të disa stacioneve të pastrimit të ujrave të zeza në Velipojë, Vlorë Orikum Ksamil.
8. Studime gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike të Autostradës Vermicë Prishtinë në republikën e Kosovës
9. Studime gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike të autostradës Milot – Rrëshen Kukës
10. Studime gjeolgo inxhinierike dhe gjeoteknike të disa akseve rrugore në Shqipëri si rruga Qukës Qafe Pllocë; rruga Qafe Thanë Pogradec Korcë; rruga Fier Tepelenë; Fier Vlorë; rruga Durrës – Rrogozhinë – Elbasan- Librazd – Qafe Thanë; rruga Kakavijë Gjirokastër Tepelenë.
11. Studime të ndryshme për objekte industriale dhe sociale në disa qytete të Shqipërisë
12. Studime eksperimentale për studimin e fenomenit të lengëzimit në zonën e Porto Romano në Durrës, ky eksperiment është kryer në bashkëpunim me disa kompani internacionale. Emërtimi i projektit është “PREMISERI”
Shërbime

Arka per ruajtje kampioni

Gjeologo Inxhinierike per hidrocentrale

Kerkime Shkencore prej miseri

Paisje shpimi

Punime Fushore per linjen e gazit

Punto shpimi

Studime Gjeologo inxhinierike ne porte

Studime Gjeologo Inxhinierike ne rruge

Studime sizmike ne fushen e ndertimit

Sherbime Laboratorike

Matje dhe testime gjeodezike

Analiza laboratorike per kampione

Testime per materialet e ndertimit

Shpime dhe kampion marrje deri ne 200 m thellesi

Matje sizmike

Konsulence per studimet gjeologjike dhe gjeoteknike

Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike

Studime hidrogjeologjike

Analiza Laboratorike te asfaltit dhe betonit

Studime sizmiologjiko-inxhinierike

Analiza laboratorike per asfalt

Analiza laboratorike per bitum

Analiza laboratorike per cimento

Analiza laboratorike per tjegulla

Analiza per agregate

Analize laboratorike per blloqe betoni

Laborator per testim per tulla

Testim laboratorik per hekur

Testim per materiale ndertimi

Testime laboratorike per beton
Katalogu

Punë të kryera

Gazsjellesi TAP

HEC Banja dhe Moglica

HEC Fan

Bypassi i Fierit dhe Vlores

Hekurudha Tirane-Durres, Durres-Rrogozhine, Vore-Hani i Hotit

Linja elektrike Babice-Sarande, Vau i Dejes-Morine, Erseke-Permet-Korce

HEC Skavica

Diga Bujqesore Fier-Berat, Korce, Kukes

Impiante te pastrimit te ujerave te zeza ne Velipoje, Vlore, Orikum, Ksamil

Rruga e Kombit

Bypass Tirana

Stacione te ndryshme elektrike

Termocentrali i Kosoves

Aeroporti i Vlores

Impianti Fotovoltaik Karavasta

Zonat e rindertimit pas termetit te 26 Nentorit 2019 ne Durres, Shijak, Kavaje, Lac

Objekte te ndryshme civile

Devoll

Hidrocentrali i Ulzes, dhoma e turbinave

Investigim i dherave

Lumzi Dam - Fushe Arrez

Mbyllja e portave te Hidrocentralit ne Lumin Fan i Madh

Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike

Terren, Studim Gjeologjik dhe Gjeoteknik

Test, Rezistenca ne perkulje e pllakave te betonit

Testi oedometrik

Triaxial Test

40 shpime gjeologjike ne det
Certifikime
ALTEA & GEOSTUDIO 2000 është e çertifikuar me sistemin EN ISO 9001:2015; EN ISO 14001:2015; OHSAS 18001:2007; PASS 99:2012 që nga viti 2005 dhe është e akreditur nga Drejtoria e Akreditimit Shqiptar me sistemin EN ISO 17025-2017 që nga viti 2008.
ALTEA & GEOSTUDIO 2000 është e çertifikuar me sistemin manaxhimit për SCC** 2011 që nga viti 2012. Studimet e ndryshme gjeologjike dhe gjeoteknike si dhe analizat e laboratorit kryhen bazuar në Eurokodet dhe në standardet ASTM.
Partnere
Kliente
Paisjet tona
Paisjet tona për testimet laboratorët fushorë përfshijnë:
1. Pajisjet e testit fushor Californian Bearing Ration (CBR fushore)
2. Pajisjet e testit të Ngarkimit Statik
3. Pajisjet për testin e Çekiçit (për betonet)
4. Pajisjet për testin e Konsistencës së Betonit
5. Pajisjet për testin Ultrasonik
6. Pajisjet për testin e Densitetit Fushor
7. Pajisjet për marrje kampionesh në asfalt dhe beton
Pajisjet tona në ofrimin e shërbimeve në laboratorin gjeoteknik përfshijnë:
1. Sita me përmasa të ndryshme dhe sipas standarteve të ndryshme
2. Pajisje për kryerjen e testit të Hidrometrisë
3. Pajisje për kryerjen e testit të Kufinjve të Atterbergut
4. Aparati i testit të Prerjes së Shpejtë
5. Aparati i testit Oedometrik
6. Aparati i testit Triaksial
7. Aparati i testit të Shtypjes një Aksiale me zgjerim Anësor
8. Aparati i testit të Ngarkesës Pikësore
9. Aparati i testit të Ekuivalentit të Rërës
10. Aparati i testit të Përshkueshmërisë
Laboratori i Materialeve të Ndërtimit është i plotësuar me këto pajisje:
1. Makina për të matur rezistencën në shtypje dhe ne prerje të betonit
2. Makina për vlerësimin e cilësisë së hekurit që përdoret në ndërtim
3. Makina për matjen e rezistencës në shtypje dhe në prerje të çimentos
4. Makina për matjen e ‘time setting’ të çimentos
5. Paisje për vlerësimin e rezistencës së asfalteve
6. Paisje për vlerësimin e përmbajtjes së bitumit në asfalt
7. Paisje për vlerësinmin e ngjeshmërisë së asfaltit
8. Paisje për vlerësimin e pikës së zbutjes dhe ngrirjes së bitumit
9. Aparati i testit të Los Angeles
10. Aparati i testit Mikrodeval
11. Aparati i testit Proctor
12. Aparati CBR
13. Aparat për matjen e konsumimit në fërkim të pllakave të gurit dhe të çimentos
14. Aparat për matjen e rezistencës ndaj goditjeve të pllakave
Altea & Geostudio 2000 zotëron një sërë pajisjesh për kryerjen e studimeve gjeologjike në terren si:
1. Sonda (Makineri Shpuese)
2. Pajisjet e testit të Penetrimit Standard (SPT)
3. Pajisjet e testit të Penetrimit të Konit (CPT)
4. Pasjisje për marrje kampioni (Shelbe, Denison)
5. Gjeoradar
6. Inklinometra
7. Pajisje për Monitorimin e Ujit (matja e përshkueshmërisë)
8. Kamione dhe autovetura për transportin e mjeteve dhe njerëzve
Video
A.L.T.E.A & Geostudio 2000, pjesë e projektit madhështor për Shqipërinë. Kompania është angazhuar për kryerjen e studimit gjeologjik dhe gjeoteknik për HEC Skavica nga Bechtel.