Secondary Adv

Prag zgjedhjesh: Bie stoku i rimbursimit te TVSH, 53 per qind me pak se ne 2020

Ndërsa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve të përgjithëshme, ka pësuar një rënie të dukshme stoku i TVSH-së që tatimet duhet t’u rimbursojnë bizeseve.

 

Në fund të tremujorit të parëtë 2021, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 5,92 miliard lekë, afërisht 60 milionë dollar, duke shënuar një rënie me 53 % krahasuar me stokun në fund të tremujorit të parë 2020 dhe një rënie me 40 % krahasuar me stokun ne fund të tremujorit paraardhës. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Administrata Tatimore, Gjatë tremujorit të pare të vitit 2021, janë rimbursuar gjithsej 7,54 miliardë lekë. Gjatë këtij tremujori, rreth 4,45 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numëri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qënë në total 277 me vlerë rreth 3,09 miliard lekë.

 

Kujtojmë që FIFO është metoda e vlerësimit e bazuar të hyrja e parë, dalja e pare. Gjatë tremujorit të parëtë 2021, pranë Dretorisë së Rimbursimit të TVSH janë regjistruar 436 kërkësa për rimbursim (nga 292 që ishin ne tremujorin e parë 2020) me vlerë rreth 4,81 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 319 kërkesa me vlerë rreth 3,78 miliard lekëdhe 117 kërkesa me vlerë rreth 1,03 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore. Bie në sy që Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste, Trans Adriatic Pipeline AG Albania dhe AYEN AS ENERGY, që përbëjnë edhe 82% të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të parë të 2021. Ndërsa kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori./Burimi: Scan


Më të lexuarat