Secondary Adv

TIA informon mbi detajet e fluturimeve neser: Ja itineraret qe ndryshojne

TIA njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

 

Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021 por ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë. TIA njofton se: “Pasagjerët e FlydDubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë.

 

Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim. Gjithashtu pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me FlyDubai, informohen se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.”/Burimi: SCAN


Më të lexuarat