Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja per aeroportin e Vlores: 104 mln euro investim, ja kur nis puna

Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja për aeroportin e Vlorës.

 

Është nënshkruar sot kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, fitues për ndërtimin e të cilit janë shpallur tre kompani: Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. Punimet do të nisin brenda 14 muajsh dhe vlera e ndërtimit të tij shkon 104 milionë euro, deklaroi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 

“Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për  përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit.

 

Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t’i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera”, tha Balluku.

 

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të sjellë përfitime ekonomike, ndërsa theksoi se nga dita e sotme është 100% i financuar. Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e këtij aeroporti, gjatë ceremonisë të nënshkrimit, tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh. Pacolli nënvizon se Vlora është një qytet historik dhe si e tillë, realizimi kësaj vepre atë e mbush me krenari. Ndër të tjera, Pacolli theksoi se do të dëshironte që të shkurtoheshin afatet ligjore, sepse në këtë mënyrë investimi përfundon më herët dhe kostot janë më të pakta./Burimi: Monitor


Më të lexuarat