Secondary Adv

Vijon vaksinimi: Mesuesit dhe pedagoget marrin sot dozen e dyte

Ditën e sotme mësuesit dhe pedagogët do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e vaksinimit në stadiumin Air-Albania. Ministrja deklaroi se është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen në kohë duke theksuar se pas stafit pedagogjik, është radha e forcave të armatosura. “Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e armatosura. Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, u shpreh ministrja./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat