Secondary Adv

Kete jave nisin aplikimet per ne universitet: Ja deri kur zgjasin

Maturantët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet për në universitet nga data 29 korrik deri në 3 gusht.

 

Rrjeti akademik shqiptar thotë se procedurat janë të njëjta, ndërsa radhit si degët më të preferuara mjekësinë, teknologjinë e informacionit, por edhe programet 2-vjeçare. Në 29 korrik nis aplikimi për në universitete. Drejtori i Rrjetit akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj thotë se do të jenë 6 ditë në dispozicion të maturantëve për të zgjedhur 10 degë për studimet e larta. Proceduarat do të jenë të njëjta si një vit më parë, duke mos e kalendarizuar regjistrimin sipas rajoneve. "Çdo aplikant është i lirë të hedhë ato 10 preferencat e tij dhe duhet të fusë kodin e aplikimit që është në mandatpagesë."

 

Në 30 gusht pritet të dalin përgjigjet e rezultateve të aplikimeve ndërkohë që do të jenë tre raunde të cilat do tu japin mundësi të rinjve të zgjedhin mes preferencave të tyre. "Rreth 70% e maturantëve regjistrohen në raundin e parë. Më pas u jepet mundësia për degë të tjera, duke u ç'regjistruar dhe duke aplikuar në raundin e dytë." Gjithsej janë 560 programe në 39 universitete publike dhe private, dega me më shumë interes, referuar viteve të mëparshme është mjekësia, e ndjekur më pas nga teknologjia e informacionit.

 

"Sipas regjistrimeve të viteve të kaluar, dega me më shumë interes është mjekësia dhe aho e teknologjisë së informacionit." Krahasuar me 5 vite më parë, interesi për degët 2-vjeçare është më shumë se dy herë më i lartë. "Nga viti i aplikimit për herë të parë është trefishuar numri i aplikantëve, çka tregon se ka një interes të lartë." Ky vit akademik sipas ekspertëve të shëndetësisë do të nis në kushte normale, nëse numri i të infektuarve vijon të jetë në shifra të ulta dhe situata pandemike do të jetë e qetë./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat