Secondary Adv

Unaza e madhe e Tiranes: Perfundojne 90 per qind e punimeve ne pjesen verilindore

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë.

 

Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi. Gjithashtu sipas Ramës ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020. "Kantieri i Unazës së Tiranës - Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi. Gjithashtu ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020", shkruan Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat