Secondary Adv

Italia nen masa te ashpra: Personat e pa vaksinuar do perballen me kufizime

Italia ka ndërmarrë disa masa të reja ditën e sotme për të ulur infektimet me Covid.

 

Personat që nuk janë vaksinuar do të përballen me kufizime pasi qeveria do t’u ndalojë atyre hyrjen në restorante, klube të natës, palestra dhe stadiume sportive. Gjithashtu po shqyrtohen kufizime me udhëtimet me trena dhe ajrore brenda vendit. Për të mundësuar udhëtimin në këto vende dhe shërbime publike, qytetarët do të duhet të tregojnë “pasaportën shëndetësore të imunitetit”, që vërteton vaksinimin ndaj Covid-19 ose rezultatin negativ të një testi. “Nuk e shoh të nevojshme aplikimin e “green pass-it”.

 

Mendoj se ata që duhej të vaksinoheshin janë vaksinuar dhe në këtë pikë të kërkohet një pasaportë imuniteti për të ngrënë në një restorant me duket e ekzagjeruar”- u shpreh për mediat italiane Federica Grimoldi, banore e Romës. “Aplikimi i green pass në restorante më duket e tepruar”- tha Massimo Prota, banor i Romës. “E mbështes shumë pasaportën e imunitetit, shpresoj të bëhet me detyrim”- tha një tjetër banore e Romës. Pronarët e restoranteve e shohin me skepticizëm këtë vendim.

 

“Kemi mbërritur në një fund pa krye, pasi qeveria po detyron njerëzit të marrin vaksinën edhe kur nuk duan. Si është e mundur kjo?”- u shpreh pronarja e një restoranti. Rritja e rasteve të reja me Covid-19, për shkak të variantit delta që përhapet më shpejt, po i jep një shtysë tjetër programit të vaksinimit në Itali. Qeveria kërkon që me çdo kusht të imunizojë sa më shumë persona, teksa thuajse 40 për qind e të rriturve ende nuk kanë marrë një dozë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat