Secondary Adv

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksines anti-Covid

Prodhuesit e dy vaksinave më efikase kundër Covid-19, Pfizer dhe Moderna, kanë rritur çmimet e dozave për Europën.

 

Sipas një raporti të britanikes "Financial Times", një dozë vaksine "Pfizer/BionTech" do i kushtojë BE-së 19,5 euro nga 15,5 euro sipas kontratave të vjetra, ndërsa "Moderna" e ka rivlerësuar vaksinën e saj në 25,5 euro nga 22,6 euro. Çmimet e reja reflektojnë kërkesën e lartë për vaksina efektive, thonë ekspertët, ndërsa vetë kompanitë nuk kanë komentuar për shkak të politikave të konfidencialitetit me kontratat.

 

Të martën e shkuar, Komisioni Europian tha se është drejt objektivit të vaksinimit të 70 për qind të të rriturve brenda muajit shtator. Deri tani, më pak se 60 për qind e shtetasve të BE-së janë vaksinuar plotësisht. Unioni ka grumbulluar deri tani më shumë se 1 miliard doza nga prodhuesit e vaksinave "Pfizer", "Moderna", "AstraZeneca" dhe "Johnson & Johnson". Agjencia Europiane e Barnave po vlerëson edhe vaksinat "Sinovac", "Curevac", "Novavax", "Sputnik V" dhe "Sanofi Pasteur".

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të pasura t'i shpërndajnë dozat për shtetet në nëvojë, teksa vendet si Britania apo Gjermania përgatiten t'u ofrojnë një dozë të tretë mbrojtëse moshave mbi 60 vjeç./Burimi: oranews.tv


Më të lexuarat