Secondary Adv

Austria rikthen kufizimet per Shqiperine: MEPJ njofton procedurat e udhetimit

Duke nisur nga 15 shtatori, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi që kanë kaluar Covid, do lejohen të udhëtojnë në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

 

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por: ➡️ duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) 👉 https://entry.ptc.gv.at/en.html, ➡️ të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ. 🔴 Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

 

▪️ Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi; ▪️ Forca humanitare; ▪️ Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar; ▪️ Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat