Secondary Adv

Merkel pershendet Open Balkan: Shqiperia dhe Maqedonia kane permbushur kushtet

Shqipëria ka bërë progres vitet e fundit në sistemin e drejtësisë.

 

Dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut ka përmbushur kushtet për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë vizitës në Tiranë kancelarja Anglea Merkel u shpreh e keqardhur që kjo nuk ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë në pushtet. Merkel tha se Gjermania ka një interes të vetin për anëtarësimin e këtyre vendeve. Kancelarja u ndal edhe te Open Bllkan, duke specifikuar se progresi i rajonit duhet të ndahet nga procesi i Berlinit. “Ju falënderoj që mundëm të realizojmë një vizitë bilaterale, ne mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka bërë vitet e fundit në sistemin e drejtësisë.

 

Po ashtu edhe Maqedoninë e Veriut, duke përmbushur kushtet për të qenë pjesë e BE. Më vjen keq nuk u hapën negociatat, që kjo nuk u realizua gjatë kohës time. Tër bashkëpunimi, në të gjitha dimensionet është konsoliduar, kemi folur edhe për projektet e infrastrukturore, qe jemi ne fazat e para. Kemi folur për ndërtimin e autostradës së Paqes. Kur këto vendet të bëhen pjesë e BE, duhet të përmbushin detyrimin “Fit for 55” për përmirësimin e klimës. Përgëzojë edhe “Open Balkan”, për 4 marrëveshjet e firmosur. Mund të thellohet edhe më tej bashkëpunimi rajonal. Ishte një bisedim konstruktiv.

 

Më 6 tetor do të takohemi sërish në presidencën sllovene, duke shpresuar që deri atëherë do të kemi arritur progres të mirë. Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE të këtyre vendeve, është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit rajonal, kjo është e drejta juaj, dhe shpresoj ti vijoni. Zemra ime rreh për këtë rajon. Siç ju e thatë do më nxisë dielli për të vizituar këtë rajon”./Burimi: Revista Monitor (https://www.monitor.al/merkel-shqiperi-dhe-maqedonia-e-veriut-kane-permbushur-kushtet-me-vjen-keq-qe-nuk-jane-hapur-negociatat-pershendet-open-balkan/)


Më të lexuarat