Secondary Adv

Kosova ne prag fushate: Gastronomet paralajmerojne heqjen e kasave fiskale

Masat antiCovid të marra nga Qeveria kanë acaruar gastronomët e Kosovës, të cilit edhe kanë paralajmëruar heqjen e kasave fiskale nga lokalet.

 

Kryetari i Shoqatës, Petrit Kllokoqi ka thënë se nëse do të mbahet fushata elektorale si në zgjedhjet e kaluara, gastronomët nuk do t’i respektojnë më masat e qeverisë. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë paralajmëruar rebelim ndaj vazhdimi të masave deri me datën 26 shtator për mos lejimin e shërbimit brenda kafiterive. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka thënë se nëse do të mbahet fushata elektorale si në zgjedhjet e kaluara, gastronomët nuk do t’i respektojnë më masat e qeverisë. “Po nëse mbajnë fushata edhe mbledhin kallaballëk si herën e kaluar, i organizoj gastronomët që mos ti respektojnë masat çfarë do që janë ato”.

 

Ai paralajmëroj largimin e arkave fiskale nga përdorimi. Shoqata është e gatshme me organizu mos dëgjueshmëri qytetare nëse mbani fushata qysh ja keni zanat”. Ai në një postim në Facebook ka thënë se shumë padrejtësi e madhe po bëhet ndaj gastronomëve. “Premtimet i kemi pas që kjo qeveri ka me funsionu si trung me një rrënjë e po funksionojnë si degë. Nuk është e drejtë me na mbyll lokalet brenda pa asnjë subvencionim, nuk është e drejt me na mbyll bizneset. Nuk është e drejtë të na shkurtoni orarin pa asnjë subvencionim..  punëtoret po na leni neve në qaf, qiraxhinjtë, shpenzimet, ujë, energji, tatimet, kredia e gjithçka e këndej po punojmë me 20-30% të kapacitetit.

 

Nëse dikush është vaksinuar edhe e ka kryer detyrimin e vetë shëndetësor, çfarë e dallon nga dikush që nuk është vaksinuar? Asgjë!” Ai ka kërkuar që të lejohet puna brenda lokaleve për personat që kanë marrë vaksina. “Kështu që urgjentisht të na lejojnë të funksionojmë edhe brenda lokaleve me persona të vaksinuar. Jemi të vetëdijshëm që nuk është koha për ahengje organizime brenda lokaleve po së paku mbrëmjeve të ftohta të na lejojnë shërbimin brenda lokaleve. Përndryshe po na humbisni motivin e punës, jetës edhe arsyen pse të vaksinohemi.”

 

Qeveria e Kosovës gjatë fundjavës ka miratuar masat e reja antiCOVID-19. Në vendimi e Qeverisë thuhet shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00. “Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

 

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendim. Në fuqi do të vazhdojë të mbetet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Që prej gushtit, Kosova ka regjistruar numra të lartë të infektimeve ditore, por edhe të viktimave. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar afro 300 viktima./Burimi: Revista Monitor https://www.monitor.al/gastronomet-e-kosoves-paralajmerojne-heqjen-e-kasave-fiskale/


Më të lexuarat