Secondary Adv

Kroacia heq monedhen vendase: Perdorimi i Euros pritet te nise ne 2023

Kroacia ka marrë ditën e sotme dritën jeshile për të shtypur monedhën evropiane, edhe pse ende nuk ka filluar ende ta përdorë atë.

 

Vendi anëtar i BE, ka përdorur deri tani monedhën vendase dhe situata do të jetë kështu të paktën deri në 1 janar 2023, koha kur është planifikuar që vendi do të fillojë me përdorimin e EURO-s. Në një vizitë në Zagreb, përgjegjësit për euron, kanë paralajmëruar Kroacinë se përkundër programit të saj ambicioz do të duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat. "Unë përgëzoj autoritetet kroate për vullnetin e tyre të fortë politik për të futur euron qysh në vitin 2023, përkundër pengesave dhe dështimeve të mëdha që vendi ka përjetuar.

 

Komisioni Evropian do të mbështesë Kroacinë në përpjekjen e saj për t'iu përmbajtur këtij kalendari, por do të jetë e mundur të arrihet vetëm nëse Kroacia plotëson të gjitha kriteret e konvergjencës”, siguroi nënkryetari ekonomik i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis. Hyrja në Eurozonë për vendin, aktiviteti kryesor ekonomik i të cilit është turizmi, siguron përfitime të mëdha. Sipas një studimi të fundit nga Banka Kombëtare Kroate, mbështetja publike për hyrjen në euro është rritur nga 41% në 45%.

 

Për t'u bashkuar me euron, vendet duhet të plotësojnë kritere të ndryshme, të tilla si mbajtja nën kontroll i inflacionit dhe pasja e financave të shëndosha publike. Ankorimi i monedhës kombëtare në euro për dy vjet dhe duhet të përmbushin objektivat strikte të normave afatgjata të interesit. Ekonomia kroate renditet e njëzet e dyta midis 27 shteteve anëtare të BE-së dhe është 55 herë më e vogël se ajo gjermane. Kroacia dëshiron t'i japë fund përdorimit të kunës, monedhës vendase dhe të kalojë në euro para 1 janarit 2023./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat