Secondary Adv

Projekti per Aeroportin e Prishtines: Zgjatet pista dhe shtohen destinacionet

Ministri i Infrastrukturës në një konferencë ka folur për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari dhe për normalizimin e hapësirës ajrore.

 

Aliu ka dhënë detaje të reja rreth projektit që tashmë është në fazën e finalizimit, transmeton Telegrafi. “Kemi kënaqësinë që sot në këtë konferencë të flasim për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin e Prishtinës, dhe po ashtu për normalizimin e hapësirës ajrore. Ky është projekt i veçantë dhe ka rendësi të jashtëzakonshme për Aeroportin e Prishtinës, pasi që e bënë konkurrues në rajon, me finalizimin e këtij projekti do të realizohet zgjatja e pistës nga 2 mijë e 500 metra sa është momentalisht në 3 mijë e 50 metra dhe do të kemi instalim të pajisjeve të rëndësishme përcjellëse për rritjen e kapaciteteve teknike të agjencionit të shërbimit të navigimit ajror për ofrimin e shërbimeve në vend”, deklaroi ai.

 

Ministri shtoi tutje se “me realizimin e këtij projekti, sistemi instrumental i aderimit në këtë aeroport avancohet nga kategoria 2 në kategorinë 3 b, e që është një avancim jashtëzakonisht cilësor që aeroportin e bënë konkurrent në rajon”. “Po ashtu pajisjet e navigimit do të luajnë rol të rëndësishëm për aderim në kushte të vështira atmosferike, dhe me këtë rast eliminohet shkaktari kryesor i fluturimeve dhe rënies së numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

 

Po ashtu, më këtë projekte do të mundësohet normalizimi i hapësirës ajrore, që nënkupton hapjen e rrugëve të reja për shtetet fqinje, autoritetet e Kosovës kanë punuar ngushtë më NATO-n, KFORI dhe Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare të aviacionit dhe palët në rajon për normalizim”, theksoi ministri në konferencë./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat