Secondary Adv

Tensione ne veri te Kosoves, serbet kundershtojne aksionin kunder kontrabandes

Qytetarët serbë po kundërshtojnë një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

 

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në vende të ndryshme, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës. “Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Mësohet se është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, për t'i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë. Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.


Në një reagim për situatën,kryeministri Albin Kurti thotë se aksioni  policisë është ndërmarrë pas hetimeve të prokurorisë , duke theksuar se Kosova nuk do të tolerojë krimin e kontrabandën. Sipas Kurtit, janë mediat serbe që po politizojnë situatën, duke i bërë thirrje qytetarëve serb në veri të Kosovës që bien pre e këtyre provokimeve.

 

Po ashtu Kurti theksoi se operacioni i Policisë për ditën e sotme është mbyllur. Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Serbia,ku kryeministrja Ana Brnabić bëri thirrje për ndërhyrje nga NATO. Sipas saj duhet reagim i menjëhershëm për "politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat