Secondary Adv

Shqiperia do emetoje Eurobondin 500-700 mln euro, ja ku do perdoren

Në fund të muajit tetor ose në fillim të muajit nëntor, qeveria shqiptare do të emetojë Eurobondin e ri, me vlerë 500-700 milionë euro.


Vendimi për daljen në tregjet ndërkombëtare me Eurobond për të pestën herë u miratua nga qeveria në mbledhjen e fundit. Në daljen për mediat, ministrja e Financave pranoi se situata në tregjet ndërkombëtare jep sinjale problematike për shkak të krizës energjetike globale, megjithatë tha se është besimplotë se kushtet do të jenë të favorshme.

 

Huamarrja do të financojë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe projekte investimi të tjera. Një pjesë e kësaj huaje do të kalojë edhe për vitin e ardhshëm./Burimi: Scan


Më të lexuarat