Secondary Adv

Shkollat e Tiranes shume larg rindertimit edhe pas 2 viteve nga termeti

Institucionet arsimore në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 janë ende shumë larg rindërtimit.

 

Ndërkohë që ka nga ato shkolla në të cilat ende nuk kanë nisur punimet për rikonstruktimin e tyre. Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah defekte të shumta në investimet publike në Tiranë, sa i përket shkollave ndërkohë që rikonstruksioni i tyre ka qenë një ndër premtimet e Bashkisë Tiranë. Në një pjesë të këtyre godinave të dëmtuara ende nuk kanë filluar punimet.


Një ndër shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 është edhe shkolla "Musine Kokalari." Por , edhe pse po bëhen 2 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle ende nuk kanë filluar.

 

Edhe në shkollën "Xhezmi Delii"  punimet për rikonstruksion nuk kanë vijuar. Megjithëse Bashkia e Tiranës e ka në listën e shkollave që do t’i nënshtrohet rindërtimit, në godinë nuk ka asnjë njeri që po kryen punime apo riparime.

 

Një ndër godinat që u përfshi në listën e objekteve për rindërtim është edhe gjimnazi “Sami Frashëri.” Në një ditë të zakonshme dhe pa shi, askush në shkollën "Sami Frashëri" nuk punon./Burimi: OraNews


Më të lexuarat