Secondary Adv

Tensionet ne veri, NATO: Policia e Kosoves veproi ne perputhje me ligjin

Aleanca veri-atlantike, NATO ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës.

 

NATO e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, veprim për vendosjen e ligjit dhe thotë se misioni i KFOR në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante. “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR, i udhëhequr nga NATO është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”- thotë një zyrtar i NATO.


Në përgjigjen e tij përsëritet se misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë mbetet tërërisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të OKB.

 

Në këtë reagim të këtij zyrtari të NATO thuhet edhe se “KFOR vazhdon të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes së fundit për shtensionimin e tensioneve që kanë arritur Beogradi dhe Prishtina në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, duke iu referuar pajtueshmërisë së arritur më 30 shtator./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat