Secondary Adv

Senati Francez hedh poshte propozimin per vaksinimin me detyrim

Pasi mijëra persona protestuan në Paris dhe qytete të tjera franceze kundër vaksinimit me detyrim, mbrëmjen e djeshme senati francez hedh poshtë këtë propozim.


Propozimi i paraqitur nga Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre deLa Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre, brenda kornizës të rendit të ditës të rezervuar për grupin socialist, ekolog dhe republikan u rrëzua me 262 vota që ishin kundër vaksinimit me detyrim, ndërsa 64 vota ishin pro vaksinimit të detyrueshëm.


Kujtojmë se parlamenti francez miratoi ligjin, më 5 gusht, që vaksinimi kundër Covid-19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë. Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të paraqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid ose e kanë kaluar tashmë virusin./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat