Secondary Adv

Energjia, Zekja: Po diskutohet rritja me 7 per qind per biznesin e madh

Biznesi i madh përtej krizës së pandemisë vitin e ardhshëm do të përballet edhe me një faturë më të shtrenjtë për energjinë.

 

Përfaqësuesi “Pro Eksport” Florian Zekja tha se tashmë po diskutohet për një rritje të tarifës me 7% për vitin e ardhshëm. Pra nëse bëjmë një përllogaritje një biznes që paguan 1 mln lekë nëse do të aprovohej një rritje e tillë do të paguante 70 mijë lekë më tepër.

 

Rritje e kostove të energjisë do të krijonte një tjetër barrë biznesit. Zekja sqaron se ata nuk mund të transferojnë koston tek klientët. Aktualisht shumë biznese të mëdha vijojnë që të furnizohen nga operatori i shpërndarjes së Energjisë elektrike.

 

Ata nuk kanë mundur të dalin në treg të lirë për shkak të kostove dhe burokracive.Kostoja e energjisë elektrike zë një peshë të konsiderueshme në biznesin fason i cili arrin deri në 15% të xhiros mujore./Burimi: abcnews.al


ÇMIMI I ENERGJISË PËR BIZNESIN E MADH PA TVSH
BIZNESI I MADH    14 LEKW, KWh
RRITJA 7%   Bëhet 14.98 LEKË, KWh


Më të lexuarat