Secondary Adv

Hotelieret kerkojne heqjen e ores policore ne Kosove

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë orën policore dhe të lejoj organizimin e dasmave në bazë të manualit.

 

Me anë të një reagimi për medie, OHTK kërkon që të bëhet përkrahja financiare e bizneseve, veçanërisht për subvencionimin e qirave dhe kompensimi i pagave të punëtorëve. “Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në 01:00 pasmesnate; lejimi i punës për sallat e dasmave dhe klubet, sipas manualit të IKSHPK;

 

të hiqet ora policore; të zgjatet afati për uljen e TVSH nga 18% në 8%, të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme; të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;

 

të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve; të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.“Po ashtu, të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;

 

të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe; dhe për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19,

 

testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektorati të merret me atë biznes”, përfundon OHTK.

 

Ditë më parë, Qeveria mori vendim për lehtësimin e disa nga masat kundër COVID-19, ku ka zgjatur orarin e punës për sektorin e gastronomisë. Në vendim thuhet se sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse muzika lejohet deri në ora 21:30.

 

Gjithashtu, thuhet se hyrja në qendrat tregtare dhe ato të thirrjeve, kushtëzohet me posedimin e kartelës së vaksinimit apo testin anti-gjen, jo më të vjetër se 48 orë./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat