×
Secondary Adv

Bashkite miliona leke per zbukurime, hapin tendera per festat

107 mijë euro është fondi që pritet të shpenzohet nga pesë bashki për dekorimin e qendrave me rastin e festave të fundvitit.

 

Sipas APP rezulton se deri tani 5 Bashki kanë nisur procedurat e tenderimit për blerjen e materialeve për dekorimin e ambienteve publike dhe organizimin e aktiviteteve të fundvitit. Me afrimin e festave të fundvitit disa nga Bashkitë e vendit po përgatiten që të shpenzojnë rreth 107 mijë euro për blerjen e dritave dhe zbukurimeve. 

 

Nga një vëzhgim në faqen e APP rezulton se deri tani 5 Bashki kanë nisur procedurat e tenderimit për blerjen e materialeve për dekorimin e ambienteve publike dhe organizimin e aktiviteteve të fundvitit. Kështu deri tani Bashkia Fier, është ajo që ka shpenzimet më të larta, rreth 3.2 milionë lekë.

 

Vendin e dytë për shpenzimet për zbukurime e zë Bashkia e Mallakastrës, e cila ka shpallur një tender me vlerë 2.9 milionë lekë pa TVSH, ndërsa në vend të tretë renditet Lezha, me një fond prej 2 milionë lekësh.

 

Edhe Bashkia e Korçës ka hapur në fillim të kësaj jave tenderin për dekore për festat, për të cilat ka vendosur një fond limit prej 2.9 milionë lekësh.

 

Ndërkohë Roskoveci ndodhet një hap para Bashkive të tjera pasi ka shpallur fituesin për tenderin me objekt ‘organizimi i festave të fundvitit’, për të cilat do të shpenzojë 1.8 milionë lekë.

 

Për tenderin në fjalë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë dhe është shpallur fitues kompania ‘Fredi Electronic shpk’, pasi ka ofruar një vlerë më të vogël se fondi limit i përcaktuar nga Bashkia e Roskovecit./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat