Secondary Adv

Ndihma ekonomike ne Shqiperi larg minimumit jetik

Pavarësisht se projektbuxheti i vitit që vjen parashikon rritjen e ndihmës ekonomike, masa e saj është shumë larg garantimit të minimumit jetik.

 

Gjatë një seance dëgjimore, në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca tha se në bazë të studimit më të fundit të kryer nga institucionin që ajo drejton një personi i duhen minimalisht 18 mijë lekë në muaj për të jetuar.

 

Adresimi i kësaj çështjeje ngjalli debate midis deputetëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë. Paralelisht, Ballanca e vuri theksin te moszbatimi i ligjit “Për sëmundjet infektive”, në drejtim të shpenzimeve për personat që preken nga COVID-19.

 

Komisioni diskutoi edhe nen për nen pr.ligjin për buxhetin e vitit që vjen, ndërkohë që rekomandimet përkatëse do t’i dërgohen komisionit të ekonomisë dhe financave./Burimi: SCAN


Më të lexuarat