Secondary Adv

Hapet tenderi per fazen e katert te projektit Veliera, detajet

Bashkia Durrës ka shpallur nëpërmjet APP hapjen e tenderit për fillimin e punimeve të fazës 4 të projektit VELIERA në sheshin publik para hyrjes së portit të Durrësit.

 

Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 248,179,962.00 Lekë ndërsa data e fundit e aplikimeve në tender është 06-12-2021 Ora 10:00. 

 

Sipas dokumenteve të tenderit projekti ‘Veliera’ është iniciativë e Bashkisë së Durrësit për përmirësimin e hapësirave publike dhe peizazhit urban me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

Gjithashtu me anë të tij synohen edhe përmirësimi urban, aksesit e lëvizshmërisë në një zonë me fluks kalimtarësh e vizitorësh. Tre fazat e para të këtij projekti janë realizuar tashmë.

 

Domosdoshmëria e nisjes së punimeve për fazën e katërt është e lartë bën me dije Bashkia e Durrës e cila shton se mosrealizimi i kësaj faze cenon punën e kryer deri më tani dhe nuk do të përmbush qëllimin përfundimtar të këtij projekti strategjik. Sipas njoftimit kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 365 ditë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat