Secondary Adv

Bashkia e Tiranes akordon 1 mln dollare per transportin publik

Kryebashkiaku Veliaj tha se kompanitë e transportit publik do subvencionohen për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia, por nuk do tolerohet asnjë shkelje.

 

“Efekti në buxhet është 1 milionë dollarë, pasi kur kanë të drejtë kanë të drejtë. Porsa kohë është rritur çmimi i naftës, ka rënë numri i udhëtarëve të pandemisë, dhe porsa kohë një pjesë nuk punuan fare ato kanë të drejtë prandaj duhet të japim subvencion. Por nuk do të thotë që do të falim aty ku në fakt është problematika e sektorit”, tha Veliaj.

 

Veliaj u ndal edhe tek rindërtimi, ku tha se janë dorëzuar 381 banesa për qytetarët. “Ne kemi ndërtuar 510 banesa, 381 kanë përfunduar dhe janë dhënë çelësat në dorë dhe pjesa tjetër janë në fazën e fundit dhe një pjesë e madhe do të futen në shtëpi për vitin e ri”, tha Kryetari i Bashkisë.

 

Një tjetër vendim që tashmë ka hyrë në fuqi ishte edhe falja e gjobave për familjet që kanë ndërtuar pa marrë leje pas dëmtimeve që ju shkaktoi tërmeti.

 

“Ne kemi falur të gjitha 988 gjoba që kanë qenë masat administrative për ndërtimet pas tërmetit. Nuk e tolerojmë ndërtimin pa leje por e tolerojmë në rast se është për emergjencë”, tha Veliaj.

 

Kryetari i Bashkisë po ashtu informoi se është rishikuar buxheti i këtij viti për të financuar projektin e kopshtit zoologjik, për avancimin e rijetësimit të piramidës, për financimin e projektit të tregut agroushqimor të Farkës dhe për projektin e kampusit të ri të Universitetit të Tiranës.

 

Kryebashkiaku bëri thirrje edhe për të gjithë qytetarët që të kryejnë vaksinimin, që të shmangen kufizimet. Veliaj tha se për festat e nëntorit, natën e bardhë dhe festat e fundvitit do të ketë aktivitete argëtuese dhe për të këtë arsye duhet të jemi të vaksinuar.

 

Veliaj pohoi se po diskuton me Ministrinë e Shëndetësisë që të ketë qendra vaksinimi portativ pranë zonës ku do të zhvillohen aktivitetet festive në fundvit.

 

Këshilli Bashkiak miratori 14 vendime.

1. Projektvendim “Për sistemimin e F.R në banesat sociale me qira, Shkozë”.

2. Projektvendim “Për miratimin e dhënies në përdorim pa kundërshpërblim të ambientit të ndërmarrjes ofiçina e automjeteve të transportit ndaj organizatës “Nisma për ndryshim shoqëror Arsis””.

 

3. Projektvendim “Për emërtimin e disa rrugëve në territorin e Bashkisë Tiranë”.

4. Projektvendim “Për ndryshimin e një anëtari në Këshillin Artistiko-Kulturor, të miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 64, datë 12.06.2020”.

 

5. Projektvendim “Për emërtimin e një rruge në territorin e Bashkisë Tiranë” (Anton Lufi).

6. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr.7 (136), rruga “Fabrika e qelqit”, Njësia Administrative nr. 6, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019”.

 

7. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 8, rruga “Zall”, Njësia Administrative Krrabë, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019”.

 

8. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 29, rruga “Haki Stërmilli”, Njësia Administrative Nr. 6, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”.

 

9. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 83/1, rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr. 4, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”.

 

10. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 97, rruga “Llazi Miho”, Njësia Administrative Nr. 6, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”.

 

11. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 12, rruga “Zall”, Njësia Administrative Krrabë, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”.

 

12. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 21 rruga “Petraq Leka”, Njësia Administrative Nr. 6, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”.

 

13. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 1, rruga “Shaban Hysa”, Njësia Administrative Nr. 6, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”.

 

14. Projektvendim “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, pallati nr. 6, rruga “Vangjel Capo”, Njësia Administrative Nr. 4, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019”./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat