Secondary Adv

Protesta ne Turqi pas zhvleresimit te monedhes vendase

Turqia është përfshirë në trazira ekonomike që kanë shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë duke protestuar.

 

Monedha turke, Lira, është zhvlerësuar së tepërmi. Aktualisht 1 Lira konvertohet me 13.54 Dollarë. Paga bazë në Turqi ka rënë në 230 Dollarë, më e ulët se paga mesatare në Kinë. Zhvlerësimi i Lirës kundrejt Dollarit ka shkaktuar krizë të rëndë edhe në dyqane e farmaci.

 

Supermarketet e mëdha në Turqi kanë paralajmëruar qytetarët se mund të blejnë deri në 2 pako kafe, sheqer, vaj e produkte të tjera ushqimore. Nëpër shumë dyqane mungojnë mallrat bazë.

 

Popullsia po varfërohet, e kjo gjë ka shkaktuar zemërim te qytetarët. Nëpër rrugë kanë dalë protestues të cilët shprehin revoltën ndaj Presidentit Erdogan dhe partisë në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

 

Në aspektin ekonomik, bankat nuk japin më kredi dhe transaksionet mes tregtarëve kryhen vetëm me para në dorë, në Euro dhe Dollarë, dhe jo në rrugë bankare. Ndërkohë, transaksionet për pasuritë e patundshme janë anuluar për shkak të pasigurisë për ndryshimin e kursit të këmbimit.

 

Edhe në tregtinë e pajisjeve elektronike ka një bllokim. Kompania amerikane Apple ka pezulluar të gjitha shitjet online të iPhone dhe produkteve të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit të monedhës Lira.

 

Ka raportime që edhe kompania Samsung ka marrë vendim të ngjashëm. Kriza që po përjeton Turqia nuk është pasqyruar në mediat më të mëdha vendase, por pamjet e trazirave janë shpërndarë në rrjetin social Twitter./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat