Secondary Adv

Pesefishohet cmimi i importit te energjise ne Kosove

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se ka pasur shtrenjtim të importim të rrymës në Kosovë.

 

Sipas KEDS, gjatë tetorit një megavat është importuar në vlerën prej 242 euro, ku një vit më herët kjo vlerë ishte pesë herë më i lirë. “Kriza energjetike botërore ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimeve të importit të energjisë.

 

Dallimi është tejet i madh, marrë parasysh që vitin e kaluar megavati është blerë 49 euro, kurse këtë vit 242 euro”, njofton KEDS.

 

Këtë rritje të çmimit e ka konfirmuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike për ngrohje. “Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal.

 

Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”, është shprehur Rizvanolli./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat