Secondary Adv

Bullgaria konfirmon, nuk heq dore nga veto per Maqedonine

Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar, tha kryeministri i përkohshëm bullgar, Stefan Janev në intervistë për BNT.

 

Duke qenë se fati i Maqedonisë së Veriut është i lidhur me atë Shqipërisë, me shumë gjasa asgjë nuk do të ndryshojë as në raport me vendin tonë në çështjen e integrimit europian.

 

Sipas Janevit, Bullgaria shumë mirë e ka deklaruar qëndrimin e saj para shoqërisë bullgare lidhur me pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe para partnerëve të BE. “Nuk do të heqim dorë nga pozita jonë”, deklaroi kryeministri i Bullgarisë.

 

Ndonëse Shkupi, por edhe Tirana prisnin që zgjedhjet në Bullgari të pasoheshin me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok, si duket kjo s’ka për të ndodhur.

 

Duke qenë se fjalën e fundit e kishte qeveria e re që u formua, deklarata e kryeministrit nuk lë vend për të menduar se diçka do ndryshojë.

 

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat