Secondary Adv

Shqiperia dhe Kosova do kene nje pike te re doganore

Të premten Shqipëria dhe Kosova do të firmosin edhe 16 marreveshje të tjera, prej të cilave kanë në fokus lëhtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

 

Pritet të lehtësohen procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, njohjen e sigurimeve shoqërorëve si dhe njëhsimi i diplomave. Pavarësisht pakënaqësive dhe kundërshtive mes tyre, Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të shtrëngojnë sërisht duart.

 

Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare do të mblidhen për herë të 7-të, dhe Elbasani do të jetë qyteti i cili do t’i mirëpresë dy kabinetet. 16 marrëveshje të reja do të nënshkruhen të premten, nga të cilat 4 prej tyre do të dakordësohen ndërmjet institucioneve shtetërore.

 

Në një intervistë për RTV Ora këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi, tregon se përveç lejeve të qëndrimit dhe sigurimeve, nga kjo mbledhje pritet të përfitojnë edhe studentët.

 

"Marrëveshja mes Ministrive të Arsimit për një procedurë shumë specifike që lidhet me njohjen e ndërsjelltë të diplomave." Lëvizja e qytetarëve dhe e mjeteve mes dy shteteve pritet të lehtësohet me një tjetër pikë doganore, përveç asaj të Morinës dhe Tropojës.

 

"Në pikën e kalimit të Shishtavecit në Kukës dhe Dragashit në një pikë kalimi kufiatr të mirëfilltë." Në 6 mbledhjet e para janë firmosur 86 marrëveshje mes dy qeverive, por në disa prej tyre kanë mbetur vetëm në statistikat e protokollit, pasi nuk janë realizuar.

 

Në këtë mbledhjet pritet të reflektohet mbi angazhimet e ndërrmara që nuk janë zbatuar ende. "Kryeministrat kanë vendosur për krijimin e një Sekretariati të përbashkët që do të ketë fokus kryesor ndjekjen, monitorimin dhe raportimin e problematikave."/Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat