Secondary Adv

Gati pallatet e rindertuara ne Thumane, ja kur nis shperndarja

Pas dy tre ditësh do të fillojë shpërndarja e apartamenteve të rindërtuara në Thumanë.

 

Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Thumanë ku theksoi se synohet që për Krishtlindje do të shpërndahen edhe banesat individuale.

 

"Në dy tre ditët në vijim njerëzit do fillojë të hyjnë në apartamente dhe më pas në shtëpitë individuale me ambicien që në prag të krishtlindjeve të kthehemi për një festë të madhe dhe të ndezim edhe pemën e ullirit dhe begatisë që do të vendoset mu në majë, që do kthehet në një simbol të kësaj lagjeje.

 

Janë 433 familje që rikthehen në kushte fantastike, këto pallate i takojnë standartit të lartë të atyre pallate që blihen më të kamurit në Tiranë, janë falas që do të thotë nuk kanë asnjë barrë të asnjë lloj detyrimi financiar.

 

Duam që Thumana të kthehet në destinacion, kemi një liqen që d e adresojmë si aset, do kishte shumë familje që do donin të vinin këtu, që fatkeqësisht nuk i kanë shumë lagje në mes të Tiranës.

 

Me drejtorinë arsimore do bëjmë të mundur krijimin  disa hapësirave passhkollre, për artet, zejet, teknologjinë, me kurse që fëmijët e Thumanës të kenë mundësi të zhvillojnë talentet e tyre dhe një pjesë prej tyre të futen ne tregun global të teknologjisë.

 

Ajo që doja të shtoja është se ky proces ka qenë një histori suksesi i kthimit të një krize të madhe në një mundësi të madhe. Janë angazhuar 27 mijë forca pune, kjo për tiu thënë atyre që thonë s'kanë punë dhe kanë ikur.

 

Janë përfshirë në këtë proces të gjithë forcat projektuese zbatuese të vendit, janë realizuar projekte me çmime rekord, falë konkurrencës që është garantuar për të gjithë.

 

Dua të shtoj edhe faktin që në këtë proces ne kemi pasur në mes një ndërhyrje shumë brutale nga pandemia do kishim mbaruar më shpejt, patëm disa muaj bllokimesh të disa proceseve", tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat