Secondary Adv

KE do shperndaje 1 mld doza te vaksinave per shtetet anetare

‘Vaksinimi kundër koronavirusit shpëton mijëra jetë’, kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Ajo gjithashtu theksoi se po godet një valë e re e pandemisë, ndërsa bëri thirrje për më shumë administrim nga qeveritë. Më tej, Der Leyen bëri me dije se lajm i mirë është fakti se deri në fund të kësaj jave Europa do të ketë dorëzuar një miliard doza për shtetet anëtare.

 

“Një valë e re po na godet dhe në duhet të jemi më të organizuar. Lajmi i mirë është se deri në fund të kësaj jave Europa do të ketë dorëzuar një miliard doza për shtetet anëtare”, ka thënë Ursula von der Leyen./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat