Secondary Adv

120 institucione ne audit nga KLSH, nuk zbatojne ligjin

KLSH ka klasifikuar për audit 120 institucione, gjysma e të cilave u vlerësuan me risk të lartë në zbatimin e ligjit e për rrjedhojë edhe në menaxhimin e fondeve publike.

 

Lista kryesohet nga ministritë e linjës dhe institucionet në varësi të tyre dhe nga ndërmarrjet publike, kryesisht në fushën e energjisë. Lista e institucioneve me rrezik u kryesua nga Ministria e Shëndetësie, e cila u ndoq nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

 

Më tej në radhë vijnë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, FSHZH, Ministria për rindërtimin, Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare Burimeve Natyrore (AKBN), AKSHI, Ministria e Bujqësisë, AZHBR, KQZ, Shërbimi i provës, Koncesioni “Rruga e Arbrit”, Drejtoria e Policisë.

 

Me rrezik të lartë në zbatimin e ligjit u vlerësuan gjithashtu spitalet kryesore publike në vend, OST, OSHEE, Albetrol, Drejtoria e Ujësjellësve. KLSH vlerësoi me rrezik të lartë për përputhshmërinë me ligjin disa projekte të mëdha në investimet publike dy prej të cilave koncesione PPP.

 

Psh koncesioni i rrugës së Arbrit dhe Inceneratorit të Tiranës u vlerësuan me rrezik të lartë, gjithashtu në këtë nivel risku u vlerësua investimi në rrugën e re Qukës-Qafë-Plloçe, kostot e së cilës kanë dalë jashtë kontrollit.

 

Me rrezik të lartë zbatimi u vlersua edhe projekti “Lidhja e rrugëve sekondare dhe lokale: që nisi në vitin 2018, projekti “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor” 2025, projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale III”.

 

Nga 120 institucionet e programuara për kontroll vetëm pesë prej tyre u kategorizuan me rrezik të ulët të shpërdorimit të ligjit dhe fondeve. Ato ishin Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ALUIZNI dhe Hipoteka Korçë, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

 

KLSH sqaron se, çdo Departament Auditimi dhe Drejtori, përpilon Regjistrin e Riskut, për të cilat Kryetari i KLSH ka nxjerre Udhëzimin nr.1 datë 13.01.2014, në zbatim të te cilit është përgatitur dhe një Udhërrëfyes i hollësishëm që lidhet me “Menaxhimin e Riskut”.

 

Në përcaktimin e risqeve të auditimit angazhohet i gjithë stafi auditues duke filluar nga audituesit sipas detyrave, që në fazën e hartimit të programit të auditimit. Këto risqe diskutohen në nivel departamenti/drejtorie dhe seleksionohen.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/klsh-klasifikoi-50-te-institucioneve-me-te-rendesishme-ne-vend-me-risk-te-larte-ne-zbatimin-e-ligjit-dhe-perdorimit-te-fondeve/


Më të lexuarat