Secondary Adv

Rritet fondi i rindertimit per 2022, shkon ne 35 miliarde leke

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zbuloi pas mbledhjes së qeverisë se është rritur shuma që do të financohet për rindërtimin përgjatë vitit 2022.

 

Kështu, sipas zv.kryeministrit Ahmetaj, i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. “Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

 

Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit. Dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi.

 

Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej”, tha zv.kryeministri Ahmetaj./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat