Secondary Adv

Greqia mbyll kufijte deri me 10 janar, rregullat e reja

Masat e reja në Greqi për shtetasit e vendeve të tjera, përveç atyre të BE, bëjnë që vendi të “blindohet” deri më datë 10 janar të vitit 2022.

 

Vendimi i parë ndalon futjen e të gjithë qytetarëve të shteteve të huaja në Greqi përgjatë periudhë 19 dhjetor 2021 – 10 janar 2022.

 

“Ndalimi i përkohshëm i hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje në vend dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye paraprake të mbrojtjes së shëndetit publik nga më tej COVID-19 në territorin grek”, shkruhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Por, Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka bërë disa përjashtime nga ky vendim. Përjashtimi i parë lidhet me shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian. Të gjithë ata do të mund të futen në Greqi pavarësisht kufizimeve të mësipërme, raporton abcnews.al.

 

Megjithatë, hyrja në Greqi për këta shtetas do të bëhet me kushte. Kushti i parë lidhet me plotësimin e një formulari në adresën: https://travel.gov.gr para se të paraqiten në pikën e kalimit kufitar.

 

Pas plotësimit të këtij formulari, sistemi do t’ua dërgojë automatikisht atyre aplikimin në e-mailin e dhënë, të cilin më pas do t’ja tregojnë policit në momentin e kalimit të kufirit. Pa këtë formular, askush nuk do të mund të futet në Greqi.

 

Poo ashtu, të gjthë ata që do të futen nga vendet e treta duhet të kenë një test PCR negativ të bërë gjatë 24 orëve të fundit. Testi është kusht përgjatë periudhës 19 dhjetor 2021- 10 janar 2022 pavarësisht certifikatës së vaksinimit.

 

Duhet kujdes i veçantë nga udhëtarët që testin e PCR ta bëjnë në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë pasi të dhënat kalojnë në system dhe më pas verifikohen edhe nga agjentët në kufi./urimi: abcnews.al


Më të lexuarat