Secondary Adv

BE nenshkruan marreveshjen me Pfizer per 180 milione doza

Vendet anëtare të BE kanë nënshkruar një marrëveshje me Pfizer për më shumë se 180 milionë doza, sipas një njoftimi nga presidentja e KE Ursula von der Leyen.

 

Ajo shtoi se liderët e BE-së kanë aktivizuar një klauzolë në marrëveshjet e nënshkruara me prodhuesit e vaksinave që u lejon të kërkojnë një zhvillim të vaksinës së adaptuar në një afat prej 100 ditësh.

 

Varianti Omicron i shpëton mbrojtjes së vaksinave por doza përforcuese mund të sigurojë imunitet. Vaksinat e përshtatura do të projektohen posaçërisht për të siguruar mbrojtje imune kundër variantit të ri.

 

Ekspertët shëndetësorë nga Britania e Madhe, e cila është përfshirë nga vala e Omicron vlerësojnë se çdo person i infektuar vazhdon të infektojë tre deri në pesë persona të tjerë mesatarisht.

 

Vendi raportoi një rekord 88,376 raste të reja të enjten. Ministrat e shëndetësisë nga vendet e G7 e quajtën variantin Omicron “kërcënimi më i madh për shëndetin publik global”./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat