Secondary Adv

Leku me mbicmimin me te larte ne 5 vitet e fundit

Monedha vendase leku ka pësuar mbiçmimin më të lartë në kursin e këmbimit në krahasim me monedhat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas të dhënave të azhurnuara në një grafik të FMN shihet kursi real efektiv i këmbimit nisi të rritej me shpejtësi pas 2016. Fondi ndërtoi indeksin “Kursi real efektiv i këmbimit (2010=0)” dhe shihet se nga 2010 deri në korrik të 2021 leku është mbiçmuar në tregun e këmbimit së paku me 23 pikë përqindje.

 

Trendi i mbiçmimit të lekut është zbutur disi gjatë vitit 2021. Fondi arsyetoi se, kursi i këmbimit është mbiçmuar deri tani, si rezultat i përmirësimit të llogarisë korente dhe vijimit të flukseve hyrëse të kapitalit.

 

Pas lekut shqiptar shihet se mbiçmimin më të lartë e ka Dinari Serb. Që nga viti 2010 ku indeksi=100, dinari serb është mbiçmuar më rreth 20% në tregun e këmbimeve.

 

Para vitit 2016 Dinari Serb ka qenë valuta më e mbiçmuar në Rajon në tregun e këmbimeve valutore, por 5 vite më parë gara është fituar nga leku shqiptar.

 

Valuta serbë është forcuar si rrjedhojë e rritjes së fortë të eksporteve me vlerë të shtuar në këtë periudhe dhe përmirësimit të bilancit fiskal me uljen e konsiderueshme të borxhit publik.

 

Ndërsa në dy vendet e tjera të Ballkanit, Maqedonia dhe Bosnja valutat kombëtare kanë ardhur në rënie që nga viti 2010. Monedha e Bosnjës, Marka shihet të jetë nënçmuar së paku me 10 pikë % që në nga vitin 2010.

 

Gjithashtu edhe Denari i Maqedonisë së Veriut u nënçmuar për të njëjtën periudhe me 4 pikë përqindje. Në përgjithësi në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore rajoni i CESSE ku bëjnë pjesë rreth 20 vende, valutat vendase kanë humbur mesatarisht 5 pike përqindje të vlerës në këmbim me valutat e huaja nga 2010.

 

Mbiçmimi i lekut e ka ndihmuar Shqipërisë të amortizojë kostot e rritur për borshin e jashtëm. Duke blerë më shumë e euro me më pak lek, Shqipëria me të njëjtën sasi lekësh ka shlyer më shumë borxh në vitin 2021 në krahasim me vitin 2016.

 

Në 2017 1 euro kushtoi mesatarisht 134 lekë, ndërsa këtë vit 1 euro kushtoi mesatarisht 123 lekë. Por në rast nënçmimi të lekut kursi i këmbimit mund të kthehet në një rrezik serioz për financimin e borxhit, pasi që nga mbiçmimi i monedhës vendase borxhi i jashtëm në euro është rritur dukshëm nga emetimi i eurobondeve.

 

Në ditët e fundit të nëntorit qeveria shqiptare emetoi një Eurobond me vlerë 650 milionë euro të cilin do ta shlyejë për 10 vite./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/leku-me-mbicmimin-me-te-larte-ne-tregun-valutor-ne-krahasim-me-rajonin-ne-5-vitet-e-fundit/


Më të lexuarat