Rriten cmimet e shitjes se banesave, ja cfare kerkojne ekspertet 06-01-2022
Ekspertë që merren me shitje-blerje të pasurive të paluajtshme i kërkojnë qeverisë që të ulë taksën e shitjes së pasurive të paluajtshme prej 15% të vlerës.
Ilda Zaloshnja thekson se kjo është një barrë që ka lënë hapur shumë trasaksione dhe në disa raste krijon edhe mundësinë për rritje të informalitetit. Vlerëson ndikimin që ka dhënë procesi i rivlerësimit në shitjen e pasurive të paluajtshme.
Qeveria e shtyu afatin deri në prill të 2022 dhe në bazë të këtij procesi taksa që i paguhet shtetit është 3% nga 15% por sipas Zaloshnjes amnistia me afate nuk është zgjidhje.
Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve të apartamenteve në Tiranë kërkesa për të blerë vijon të jetë e lartë. Ilda Zaloshnja thekson se kohët e fundit rritja rezulton se është 15-20%.
Aktualisht nëse një qytetar do të shesë banesën dhe bën rivlerësimin paguan 3% të vlerës ndaj shtetit nga 15% që është në kohë normale. Ndërkohë që për bizneset niveli i taksës është rreth 5%.
Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Peshën kryesore e mban kryeqyteti./Burimi: abcnews.al
Më të lexuarat
Euro në rënie edhe në shtator, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, duke iu afruar sërish minimumit historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 92.02 lekë, vetëm 0.01 lekë mbi nivelin minimal prej 92.01 lekësh t
Kredia studentore me subvencionim nga shteti, skema mbulon tarifat dhe kostot e jetesës Studentët që nuk arrijnë të përballojnë me të ardhurat familjare tarifat universitare apo shpenzimet e jetesës do të kenë sërish mundësi t'i financojnë ato përmes skemës së kredisë studentore. Një pjesë e interesit mbulohet nga shteti, ndërsa kredia jepet pa kolateral fizik dhe
Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme më 25 tetor Serbia do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi të mërkurën shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pas muajsh protestash dhe kërkesash nga studentët për një votim të ri.
Vuçiç iu
Ngërçi i pagave: Pas Tiranës, bojkotohet puna edhe në gjykatat e Fierit, Vlorës e Lushnjes Ngërçi me pagat e muajit gusht në sistemin e drejtësisë ka zgjeruar bojkotin e administratës gjyqësore. Pas Tiranës, shërbimet për qytetarët dhe avokatët janë bllokuar edhe në gjykatat e Fierit, Vlorës dhe Lushnjes, ndërsa për shumicën e dosjeve janë pezulluar proceset
Çmimet e naftës kalojnë 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku Çmimi i naftës ka kaluar nivelin e 100 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga korriku, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka rikthyer shqetësimet për furnizimet globale me energji. Nafta Brent u rrit me më shumë se 2 për qind pas përplasjes së fundit mes
Kriza demografike në Ballkanin Perëndimor, rajoni po humbet popullsinë dhe kapitalin njerëzor Kriza demografike po shndërrohet në një nga rreziqet më të mëdha afatgjata për Ballkanin Perëndimor. Rajoni jo vetëm po humbet popullsi, por kryesisht të rinj, të arsimuar dhe persona në moshë pune, pikërisht grupet mbi të cilat mbështeten rritja ekonomike, tregu i punës dhe
Biznes si person fizik: Çfarë paguani dhe çfarë deklaroni në vitin e parë Një biznes si person fizik është forma më e përhapur e sipërmarrjes në Shqipëri, me rreth 196,000 subjekte aktive, katër herë më shumë se shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar.Për shumë sipërmarrës që nisin aktivitetin, zgjedhja e një modeli biznesi mund të përfshijë biznes
Ekonomia e përqendruar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi prodhojnë rreth 65 për qind të PBB Gati gjysma e ekonomisë së Shqipërisë është e përqendruar vetëm në qarkun e Tiranës, ndërsa së bashku me Fierin dhe Durrësin, tri qarqet prodhojnë afro dy të tretat e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Të dhënat rajonale të INSTAT-it për vitin 2023 tregojnë diferenca t
KPP i hap rrugë tenderit 7.8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit Komisioni i Prokurimit Publik i ka hapur rrugë vijimit të tenderit me fond limit rreth 7.8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit. Vendimi vjen pasi AKSHI zbatoi kërkesën e mëparshme të KPP-së për rivlerësimin e procedurës dhe kualifikimin e një ofertuesi t
Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët: 29 për qind për ushqime, gati trefishi i BE Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq euro për frymë sa qytetarët e Bashkimit Europian. Ky kontrast bën që ushqimet të marrin një pjesë shumë më të madhe të konsumit në Shqipëri, duke