Ndalimi i mjeteve te tonazhit, Shoqata e Ndertuesve ngre shqetesimin 10-01-2022
Shoqata e Ndërtuesve i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas ndalimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë ditës.
Shoqata kërkon që të lejohet lëvizja e mjeteve të transportit të betonit para orës 20:00 dhe betonieret të lëvizin gjatë orarit të punës në Tiranë, pasi është e pamundur që të punohet natën.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, për specifikat e betonit dhe rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky lloj procesi, është e pamundur që të punohet natën në lartësi të mëdha dhe pa ndriçim normal.
“Gjithashtu, ekzistojnë edhe procese pune që detyrimisht duhet të vazhdojnë pa ndërprerje 12 (dymbëdhjetë) orë e më tepër. Lënia në gjysmë e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar mbasi demton qëndrushmërinë e objektit.
Gjithashtu, betoni nuk është material i cili shkarkohet si inertet dhe përpunohet në një moment të dytë. Betoni transportohet me makineri të cilësuara si makina teknologjike (autobetoniere), ka një orar teknikisht të caktuar brenda të cilit duhet të jetë i hedhur në vepër”, shprehet shoqata./Burimi: Balkanweb
Më të lexuarat
IFAD: Remitancat janë dyfishuar në një dekadë, Shqipëria me rritjen e dytë më të lartë në Rajon Remitancat në Shqipëri u rritën me 96% gjatë viteve 2016-2025, ndërsa në vitin 2025 arritën në 2.56 miliardë USD.
Remitancat në ekonominë shqiptare pothuajse janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Sipas një raporti të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), n
Çfarë shikon administrata tatimore te të dhënat e biznesit tuaj Kryqëzimi i të dhënave është puna që administrata tatimore e bën mbi biznesin tuaj pa e vizituar fare. Ajo merr shifra për ju nga disa burime të pavarura, i vendos njërën pranë tjetrës dhe shikon nëse përputhen. Kur nuk përputhen, biznesi juaj kalon në një listë.Shumë pronarë e
Projekti për bujqësinë, BB: Mund të ristrukturohet ose të anulohen fonde, 9 për qind i disbursuar Banka Botërore paralajmëron ristrukturim ose anulim të pjesshëm të fondeve nëse projekti për bujqësinë nuk përshpejtohet.
Projekti me Bankën Botërore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të bujqësisë po përballet me vonesa të ndjeshme, ndërsa
Euro e nis edhe këtë javë në rënie, prek vlerën e 91.8 lekëve Euro e ka nisur javën në rënie, duke zbritur në 91.8 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë
Porto Palermo, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat si hotel, ja çfarë perfshin projekti
AKPT ka hapur konkursin ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të Nëndetëseve në Porto Palermo.
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të Nëndetëseve
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse Nafta ka arritur në 229 lekë për litër, ndërsa pesha e saj ndaj të ardhurave është më e larta në Europë.
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale rezulton edhe më e lartë kur çmimi i karburantit krahasohet me t
Regjistrimi i kontratës së shitjes në Kadastër, procedura dhe dokumentet e nevojshme Kontrata e shitjes duhet të regjistrohet në Kadastër, ndërsa aplikimi brenda 30 ditëve shmang kamatëvonesën.
Regjistrimi i kontratës së shitjes në regjistrin kadastral është një nga procedurat kryesore që duhet të ndjekë një qytetar pas blerjes së një pasurie të paluajtshme
Privatizimi i pronës shtetërore, si mund ta blejnë pronën investitorët me kontratë 1 euro Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndryshuar procedurat për vlerësimin, privatizimin, transformimin dhe shitjen e pronës shtetërore.Janë vendosur rregulla të posaçme edhe për investitorët që kanë marrë pasuri shtetërore me qira ose enfiteozë përmes kontratave simbolike “1
Shqipëria përgatit zgjerimin e 5G dhe rrjeteve me kapacitet të lartë, projekti pilot, hapet tenderi Qeveria shqiptare po përgatit zgjerimin e rrjeteve 5G dhe infrastrukturës me kapacitet shumë të lartë përmes një studimi teknik, i cili do të shoqërohet edhe me projektimin dhe zbatimin e një projekti pilot. Procedura parashikon një kontratë me vlerë rreth 1.4 milionë euro dhe ësht
Europa shënon rekord fluturimesh gjatë verës, Shqipëria ndër destinacionet me rritje të lartë Hapësira ajrore europiane regjistroi nivelin më të lartë të trafikut të shënuar ndonjëherë gjatë sezonit veror, nga korriku në gusht 2026. Shqipëria ishte mes destinacioneve me rritje të lartë të fluturimeve, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka orientuar më shumë europian