Secondary Adv

OBSH ngre shqetesimin, Omicron 2 varianti me ngjites

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka rikthyer vëmendjen te pandemia COVID-19, ndërsa ka shprehur shqetësim për variantin e ri që po qarkullon “Omicron 2”.

 

Sipas OBSH në mbarë botën ka pasur një rritje të rasteve me koronavirus, sidomos në vendet ku ka pasur një numër të ulët të vaksinimeve. Kreu i Organizatës Ndërkombëtare Tentros, Antanom Grebregeso tha se rritja globale mund të jetë maja e ajsbergut për disa vende, ku testet janë më të ulëta.

 

Nga ana tjetër epidemiologia e OBSH Maria Van Kerkov, beson se rishfaqja e rasteve është rezultat i një kombinimi faktorësh. Vala e infeksioneve është rritur shumë nga nënvarianti BA.2 i Omicron.

 

“Pa dyshim, BA.2 është varianti më ngjitës i virusit SARS-CoV-2 që kemi parë deri më tani”, ka thënë Kerkov./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat