Secondary Adv

Punonjesit e KEDS ne greve tre ditore, kerkojne rritje pagash

Sindikata e punëtorëve të Kompanisë Kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS), më 11 maj nisi grevë njëorëshe, duke kërkuar rritje të pagave.

 

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie, Ahmet Hyseni, tha se ata po kërkojnë që menaxhmenti i kësaj kompanie t’ua rrisë pagat në vlerë prej 100 eurosh.

 

Greva sipas tij do të jetë treditore, duke filluar nga sot në grevë prej njëorëshe, nesër dyorëshe dhe pasnesër triorëshe. Ai tha se po presin që menaxhmenti sot t’i thërrasë për biseda, nëse nuk ndodhë kjo, atëherë të premten, këshilli grevist do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejmë.

 

“Nëse nuk ka një marrëveshje do të vijnë të gjitha distriktet në Prishtinë”, tha ai. Hyseni tha se kanë pritur që të kalojë kriza energjetike dhe janë takuar në mars me menaxhmentin e kësaj, që u ka ofruar rritje page prej 30 eurosh.

 

“Në mars u takuam, na ofruan rritje rroge prej 30 eurosh për punëtorë. Për ne si sindikatë kjo rritje është e papranueshme”, tha ai. Kjo kompani private ka rreth 2,000 punëtorë me pagë mesatare prej 450 eurosh./Burimi: REL


Më të lexuarat